Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, tha se nuk mund as të imagjinohet dhimbja dhe tmerri që viktimat seksuale të luftës kanë përjetuar, por edhe vuajtjet e vazhdueshme pas luftës duke jetuar të heshtur, të izoluar e të harruar.
Kurti në fjalimin para deputetëve tha se kriminelët e luftës duhet të dënohen për krimet e bëra.
Lexoni të plotë fjalimin e Kurtit:
“Ne nuk mundemi as të imagjinojmë dhimbjet dhe tmerrin që viktimat seksuale të luftës kanë përjetuar, por edhe vuajtjet e vazhdueshme pas luftës duke jetuar të heshtur, të izoluar e të harruar.
Si qytetar, aktivist dhe deputet i Kuvendit të Republikës e kam pasur për detyrë të flas e të kërkoj veprim shtetëror, sot si kryeministër e kam për detyrë të veproj.
Kriminelët e luftës duhet të dënohen për krimet e shkaktuara në të gjitha frontet
Gjykatat dhe prokuroritë tona duhet t’i trajtojnë me seriozitetin maksimal rastet e dhunës seksuale në Kosovë. Legjislatura e kaluar e Kuvendit ka miratuar ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale që lejon gjykimin në mungesë për krime lufte, çka do të thotë se institucionet e Kosovës kanë të drejtë të nisin hetimet edhe nëse i dyshuari nuk është prezent në seancë gjatë gjykimit. Qeveria është e gatshme të plotësojë çdo kërkesë të prokurorisë për të rritur kapacitetet e nevojshme në këtë drejtim.
Përdhunimet gjatë luftës janë nga krimet më të tmerrshme që kanë ndodhur por ato asnjëherë nuk u trajtuan në bisedimet me Serbinë. Ne do të sigurohemi që kjo të ndryshojë, sepse nuk mund të arrijmë paqe pa pranuar të kaluarën.
Kërkim falja nga Serbia, reparacionet dhe qasja në drejtësi do të jenë pjesë e dialogut.
Një ndër prioritetet e Qeverisë tonë është padia e Kosovës për gjenocid kundër Serbisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo do të jetë rrugë e gjatë, sepse dëshirojmë që të sigurohemi që të jemi të suksesshëm në këtë proces, por ne veçse kemi filluar punën në këtë drejtim. Pa ndëshkimin e krimeve të luftës nuk mund të kemi qetësi.
Krimet e luftës, gjenocidi e krimet kundër njerëzimit nuk janë të kaluara derisa dikush nuk merr përgjegjësi për to”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur