Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të BQK-së.
Para të pranishmëve e në adresimin e tij, kryeministri Kurti tha se është gëzim i posaçëm dhe nder i veçantë që ishte sonte aty me ta përderisa shënojmë 25-vjetorin e themelimit të BQK-së, duke kujtuar të kaluarën, por gjithherë me mendjen tek objektivat e së ardhmes.
Që nga fillimi i funksionimit të BQK-së, sipas kryeministrit, qëllimi kryesor i këtij institucioni ka qenë ndërtimi i një sistemi e sektori financiar edhe të shëndoshë dhe të qëndrueshëm.
“Përgjatë këtyre 25 vjetëve, BQK ka përjetuar dhe ka treguar një zhvillim progresiv duke kontribuar kësisoj edhe në rritjen ekonomike të vendit tonë. Kjo është realizuar përmes përkushtimit institucional si dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtar ku mbështetja e tyre ka qenë tejet domethënëse përgjatë gjithë procesit”, u shpreh ai.
Tutje, kryeministri theksoi se Banka Qendrore e Kosovës është e vetmja Bankë Qendrore në kontinentin tonë, e cila mund ta rivalizojë Bankën Qendrore Evropiane për nga dashuria për valutën euro, e të cilën e ka dëshmuar përgjatë këtij një viti si asnjëherë tjetër e si askush tjetër.
E ngjarja e sotme, siç tha më tej ai, nuk është vetëm festë për arritjet e BQK-së por edhe platformë ku mund të diskutojmë punën që na pret në të ardhmen.
Për fund, kryeministri Kurti falënderoi partnerët tanë ndërkombëtarë që ishin aty dhe që kanë qenë me ne edhe në të kaluarën përgjatë këtij çerek shekulli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i inputeve në bujqësi më i ulët në 2024 se sa në 2023

Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit