LAJMI I FUNDIT:

Kurti ndërlidh takimin me Vuçiqin në Kumanovë me nënshkrimin e marrëveshjes që i dha fund ish-Jugosllavisë

Kurti ndërlidh takimin me Vuçiqin në Kumanovë me nënshkrimin e marrëveshjes që i dha fund ish-Jugosllavisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik që po mbahet në Shkup ka folur për takimin e radhës që pritet të ketë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kumanovë.

Duke folur për rëndësinë që ka Maqedonia e Veriut për Kosovën, Kurti ka thënë se është një vend që avancon në kuptimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe në kontekst të integrimeve evropiane.

Ai gjithashtu ka përmendur Kumanovën si vendin ku u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe hyrja e forcave të NATO-s, si elemente që mund të kenë ndikuar që shefi i Bashkimit për Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të  përzgjedh Maqedoninë e Veriut si lokacion për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.


“Mos të harrojmë se më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe hyrja e forcave të NATO-s. Mendoj se këto elemente simbolike të Maqedonisë së Veriut ishim të rëndësishme për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, që të na ftoj në Maqedoni për takimin e radhës të nivelit të lartë”, është shprehur kreu i ekzekutivit kosovar.

Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti ka thënë se kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet njohjes së ndërsjellë.

“Duhet të pranojmë se marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale. Pra, duhet të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Normalizimi mund të bëhet vetëm me njohje të ndërsjellë si pjesë qendrore. Është thënë nga presidenti Biden, nga sekretari Blinken, nga kancelari Scholz. Ne po mundohemi me zell të arrijmë këtë normalizim”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori