Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, Kosovë-Shqipëri. Ai ka thënë se anulimi ka ndodhur nga homologu i tij, Edi Rama, dhe sipas Kurtit një gjë e tillë është e paarsyeshme.
Kurti ka thënë se mbledhjet e dy qeverive nuk mund të zëvendësohen me takime të kryeministrave.
Por sipas Kurtit, anulimi i mbledhjes së përbashkët nuk do të thotë asgjë sa i përket qëndrimit dhe sjelljeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke shtuar se bëhet fjalë për dy shtete të të njëjtit komb.
“Kjo mbledhje është përgatitur muaj më parë dhe me kryeministrin Rama ne jemi në kontakt dhe takohemi shpesh, mirëpo mbledhjet e dy qeverive janë diçka tjetër, nuk mund të zëvendësohen mbledhjet e qeverive me takime të kryeministrave për shkak se ne duhej të nënshkruanim 13 marrëveshje.
I kemi 13 marrëveshje me tekst të dakorduar që po na presin në sirtar dhe konsideroj që mosnënshkrimi i tyre sot është gabim dhe çdo ditë që ato nuk janë të nënshkruara dhe nuk zbatohen është dëm për qytetarët tanë.
Kjo nuk do të thotë asgjë sa i përket qëndrimit, sjelljeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ne jemi dy shtete por jemi të të njëjtit komb dhe duhet të punojmë sa me shumë, në funksion të saj ishte edhe mbledhje e dy qeverive qe për bindjen time është e paarsyeshme qe nuk është mbajtur sot”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka folur para gazetarëve në Prishtinë pasi ka dhuruar gjak në tendën e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”.
“Ka ndodhur një anulim nga ana e kryeministrit Rama e mbledhjes që është dashur të mbahet sot. Në ditën e lidhjes së Prizrenit, 10 qershorin, 145 vjetori i kësaj ngjarje të madhe, të shtunën ne ishim në drekë dhe në ceremoni me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të shtunën flisnim se si të mërkurën do ta kemi mbledhjen e dy qeverive.
Asnjë ministër nuk e ka bërë asnjë vërejtje për asnjërën nga marrëveshjet, gjithçka është dashur të shkojë si është më së miri por ky anulim u bërë nga ana e kryeministrit Rama, ndërsa anulimi i mbledhjes si duhet të quhet, nuk më përket mua”, ka thënë ai.
Mbledhja e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, ishte planifikuar të mbahej sot në qytetin e Gjakovës.
Anulimi i saj është bërë i ditur mbrëmë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një konference të jashtëzakonshme për media.
Ai ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti një tjetër format takimi.
Rama ka deklaruar ka thënë se nuk mund të mbahet takimi i dy qeverive në situatën kur sipas tij “Kosova po digjet në reputacionin e saj ndërkombëtar me ata që e krijuan si shtet”.
Pas kësaj konference Qeveria e Kosovës ka deklaruar se “është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme”.
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se e ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe te presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
Ai ka deklaruar se pret që një dokument i tillë të çojë dialogun Kosovë-Serbi në një tjetër nivel.
Lidhur me këtë, të mërkurën është deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se “nuk kam dyshim që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama beson që propozimi i tij për Draftstatutin është i mirë, dhe duke qenë kështu atëherë unë çka propozojë është që kryeministri Rama këtë draft për pakicat kombëtare të ua propozojë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq më së largu në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker