LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë të fjalës pa u zbardhur plotësisht rasti i Astrit Deharit

Kurti: Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë të fjalës pa u zbardhur plotësisht rasti i Astrit Deharit

Në shtat vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka vizituar  familjen Dehari e më pas bashkë me ta dhe shoqëri të gjerë kanë bërë homazhe duke vendosur lule të freskëta te varri i Astrit Deharit.

LVV përmes një njoftimi për media thotë se sot e kujtojnë dhe nuk e harrojnë se shtat vjet më parë Astrit Dehari u vra në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, dhe pa u marrë në pyetje për 68 ditë.


Kryeministri, Albin Kurti, në prononcimin e tij për media tha se 7 vjet pas vrasjes së Astritit Kosova ka shënuar progres por ende nuk mund të jetë shtet i së drejtës pa u zbardhur rastet si ky, pa u zbardhur rasti i Astrit Deharit dhe pa u dënuar përgjegjësit.

Ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që t’i trajtojnë me urgjencë padrejtësitë dhe krimet e të mos i zvarrisin ato.

“Shtatë vjet prej se atë të shtune pasdite morëm lajmin e kombshëm se shokun tonë, aktivistin e Lëvizjes, studentin shembullor të mjekësisë, Astrit Deharin, e kanë mbytur në burgun e Prizrenit. Shtatë vjet më vonë Kosova ka shënuar progres sa i përket demokracisë e lirisë mirëpo Kosova nuk mund të jetë shtet i së drejtës në kuptimin e plotë të fjalës pa u zbardhur plotësisht ky rast dhe pa u dënuar përgjegjësit, dhe jo vetëm ky rast por edhe rastet e tjera të pasqaruara në Kosovë. Me mbytjen e Astritit ne e kemi humbur një aktivist, patriot të pazëvendësueshëm por ideali i Lëvizjes sonë nuk ka zëvendësim e ai është ideali i Astritit për liri e drejtësi, për barazi e demokraci, për zhvillim e për bashkim. Sistemi i drejtësisë në Kosovë edhe prokuroria edhe gjyqësori duhet që padrejtësitë dhe krimet t’i trajtojnë me urgjencë e kurrësesi t’i zvarrisin nga muaji në muaj, nga viti në vit”, ka deklaruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori