Në një vjetorin e invazionit rus në Ukrainë është organizuar ceremonia e pritjes dhe dorëzimit te letrave të falënderimit për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë.
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në një vjetorin e fillimit të kësaj lufte, dhembja është e madhe për jetët e humbura.
“Populli ukrainas ka qëndruar i palëkundur me vendosmërinë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, ka thënë Osmani.
“Ne kemi hapur zemrat dhe dyert duke mbështetur gazetarë nga Ukraina sepse ua njohim dhimbjen. Si asnjëherë më parë bota po përballet me tendenca hegjemoniste te autokratëve. Ne duhet të jemi unik dhe të vendosur kundër çdo përpjekje për t’i minuar vlerat dhe parimet evropiane”, ka thënë ajo.
“Sot bota demokratike është në anën e Ukrainës sepse e drejta është në anën e saj. Të dashur ukrainas qëndroni të fortë dhe të guximshëm përballë vështirësive sepse ashtu siç u dëshmua në Kosovë më 1999 një popull liridashës me miq në krah del gjithmonë triumfues”, ka thënë Osmani.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se Kosova do të qëndrojë deri në fund me popullit të Ukrainës.
“Mendoj që sa keni bërë ju 12 gazetarët që jeni të pranishëm në Republikën e Kosovës për shkak të raportimeve tuaja për shkak të rrëfimit tuaj për Kosovën mendoj që janë kompensuar dekada të tëra të mungesës së afërsisë së popujve tanë. Ju i keni shkrirë këta akuj duke e bërë më të mirën që populli juaj që është atje që po lufton e po vuan e sakrifikon të dijë të vërtetën e cila e vërtetë na bashkon, e kjo e vërtetë është rruga nëpër të cilën kemi kaluar. Qytetarët e Kosovës para 24 vitesh ishin në këpucët tuaja. Ne u përballëm me një regjim gjenocidal i cili kurrë nuk u distancua nga këto krime të luftës dhe akte të gjenocdit që i bëri mbi popullin tonë te pafajshëm”, ka thënë Konjufca.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosovë mbështet Ukrainën deri në fitore.
“Në një ditë të zymtë si kjo megjithatë jemi të lumtur që Kosova jonë është bërë shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Do të jemi pranë jush si popull si institucione, si dje si sot si nesër. Mbështetje deri në fitore. Ukraina duhet të fitojë sepse vetëm kështu do të ruhet paqja dhe demokracia në kontinentin e Evropës”, ka thënë Kurti./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë