LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Jam i durueshëm me ndërkombëtarët, por në fund mbroj interesat e qytetarëve të Kosovës

​Kurti: Jam i durueshëm me ndërkombëtarët, por në fund mbroj interesat e qytetarëve të Kosovës
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se roli i SHBA-ve në Kosovë është i pazëvendësueshëm.

Mbi këtë është shprehur se do të jetë bashkëpunues dhe do t’i dëgjojë kërkesat e tërë faktorit ndërkombëtar me vëmendje. Por sipas tij ai është përfaqësues i qytetarëve të Kosovës dhe në fund do t’i mbrojë interesat e tyre.

Derisa ka shpjeguar planin e tij për largimin e taksës 100 përqind ndaj Serbisë, Kurti ka thënë se kjo ide nuk ishte e re për aleatët ndërkombëtar të Kosovës.


Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor
Lexo po ashtu Kurti: Me 15 mars largohet pjesërisht taksa, nëse nuk vepron Serbia dhe BE-ja, taksa rikthehet sërish 100 për qind me 15 qershor

“Kjo nuk është një ide e re për aleatët tanë. Kjo nuk është një befasi për partnerët tanë ndërkombëtar. Në takimet e shumta që kam pasur me ta, nuk mund të them me secilin. Por një pjese të mirë të tyre iu kam shpalosur idenë e reciprocitetit në mënyrë të hollësishme, e po ashtu heqjen e tarifës për lëndën e parë”.

“Unë dëgjojmë vëmendje kërkesat e faktorëve të ndryshëm ndërkombëtar. Jam shumë i durueshëm dhe shumë bashkëpunues. Por në fund të fundit unë jam kryeministër i Kosovës. Jam i thirrur të mbrojë interesat e qytetarëve dhe shtetit”, deklaroi Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori