Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e fundvitit ka siguruar qytetarët se “çdo marrëveshje që do të nënshkruhet (në dialogun me Serbinë), do të jetë në të mirë të vendit tone”.
Ai ka garantuar se asnjë marrëveshje që do të nëshkruar në kuadër të këtij procesi, nuk do ta kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të Kosovës.
“Kosova jonë është në prag të një të ardhmeje që është më afër asaj se çka e meritojmë dhe për të cilën kemi punuar intensivisht”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit 2024.
Kreu i ekzekutivit kosovar është shprehur se po i jepet fund pritjes shumëvjeçare të qytetarëve.
“Qeveria jonë shërben bashkë me ju dhe për ju. Prandaj, ju ftoj që të bashkëpunoni sa më shumë me ne. Kemi kaluar periudha të vështira të ndërtimit të shtetësisë tonë dhe tash është koha që të zhvillojmë e ndërtojmë vendin që e meritojmë dhe të jetësojmë vizionin tonë të përbashkët”, ka deklaruar Kurti.
Tutje, ai ka lavdëruar qeverisjen e tij më 2023, ndërsa ka thënë se më 2024 duhet të reflektohet mbi mësimet e marra.
“Kemi arritur në fund të një viti që, pa dyshim, ka lënë gjurmë në shtetin tonë. Teksa po e lëmë pas 2023-tën, një vit transformues, le të ngulisim në kujtesën tonë e të reflektojmë mbi mësimet që i kemi marrë, e të arriturat që i kemi shënuar. Ju falënderoj përzemërsisht dhe uroj që viti i ardhshëm 2024 të jetë i mbushur me paqe e dashuri, prosperitet dhe unitet për të gjithë ne. Gëzuar vitin e ri nga Qeveria jonë!”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City