Lideri i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se ish-burgu i Prishtinës i cili sot u shndërrua në muze, do të mbledh shumë kujtime e dëshmi.

“Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala e Ukshin Hoti janë disa prej emrave të cilët u mbajtën e u malltretuan në këtë burg”, ka shkruar Kurti.


Postimi i plotë:

"Streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes" quhet përnjëherë, tashmë ish Burgu i Prishtinës i cili sot u bë muze.
Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala e Ukshin Hoti janë disa prej emrave të cilët u mbajtën e u malltretuan në këtë burg.
Do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptar. Nëse keni dëshmi apo e njihni dikë që ka qenë në këtë burg mund të shkruani në adresat e bëra publike. /Telegrafi/