LAJMI I FUNDIT:

Kurti fton të rinjtë të aplikojnë për praktikë me pagesë në programin “Kosovo Generation Unlimited”

Kurti fton të rinjtë të aplikojnë për praktikë me pagesë në programin “Kosovo Generation Unlimited”

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar të rinjtë nga mosha 16 deri në 24 vjeç që të aplikojnë për programin “Kosovo Generation Unlimited”, i cili ofron praktikë me pagesë, trajnime dhe mentorim.

Sipas kryeministrit, në dy vitet e fundit, më shumë se 1200 të rinj kanë përfituar nga kjo mundësi, ku 60% e tyre janë vajza.

Programi përfshin sektorë të ndryshëm, duke filluar nga shërbimet dhe shitja me pakicë, teknologjia e informacionit dhe komunikimit (TIK), marketingu, financat dhe bankat, deri te shërbimi publik.


Kurti ka inkurajuar të rinjtë që të vizitojnë faqen zyrtare www.kosovogenu.com për të parë të gjitha mundësitë që ofrohen përmes këtij programi, i cili realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF-in në Kosovë dhe bizneset anëtare të rrjetit CSR Kosova.

Ky program synon të ndihmojë të rinjtë e Kosovës të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të përfitojnë nga mundësitë e shumta që ofrohen në tregun e punës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori