Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për Kongresin e Manastirit në 111 vjetorin e mbajtjes së tij.
Kurti ka shkruar në profilin e tij në Facebook se, Kongresi u zhvillua pranë shoqërisë “Bashkimi”, në shtëpinë e Fehim Zavalanit. I njohur si një nga kuvendet më të rëndësishëm kombëtar e politik, dhe se ky Kongres mblodhi 150 delegatë nga mbarë shqiptaria., transmeton Telegrafi.
“Kongresi u zhvillua pranë shoqërisë “Bashkimi”, në shtëpinë e Fehim Zavalanit. I njohur si një nga kuvendet më të rëndësishëm kombëtar e politik, ky Kongres mblodhi 150 delegatë nga mbarë shqiptaria. Të gjithë figura të shquara në jetën kulturore e politike të fillim shekullit XX. Me Kryetar të Kongresit Mit’hat Frashërin, i biri i Abdyl Frashërit, Kryetar të Komisionit Gjergj Fishtën, me figurat e tjera të shquara Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi u ngrit një hap më lart kultura e historia kombëtare shqiptare, pas Lidhjes së Prizrenit”, ka shkruari ai.
Shkrimi i plotë:
“Në mëngjesin e 14 nëntorit të vitit 1908 Kongresi i Manastirit, apo siç e njohim Kongresi i Alfabetit, filloi punimet për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ashtu siç ishte vendi, pra në qytetin e Manastirit, qendrën më të madhe shqiptare të asaj kohe, ashtu u njoh rëndësia e këtij Kongresi, si konferencë akademike e mbarë dijetarëve shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare. Për 8 ditë radhazi, nga 14 nëntori e deri me 22 nëntor 1908, u mbajtën punimet e këtij Kongresi. Deri në atë kohë shqipja jonë shkruhej në disa alfabete, gjashtë a më shumë, duke mos përmendur dhe nënvariantet. Data e 22 nëntorit 1908 u bë datë e unitetit shqiptar. U jetësua alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe, gjuha që e kemi kudo sot në vendet shqipfolëse: Shqipëri, Kosovë, Republikë e Maqedonisë së Veriut, Preshevës, Medvegjë e Bujanoc, Ulqin, Tivar e Malësi dhe në mbarë diasporën shqiptare. Ditë përkujtuese për ruajtjen e gjuhës, ditë e bashkimit të një populli, kjo ishte Dita e Alfabetit.
Kongresi u zhvillua pranë shoqërisë “Bashkimi”, në shtëpinë e Fehim Zavalanit. I njohur si një nga kuvendet më të rëndësishëm kombëtar e politik, ky Kongres mblodhi 150 delegatë nga mbarë shqiptaria. Të gjithë figura të shquara në jetën kulturore e politike të fillim shekullit XX. Me Kryetar të Kongresit Mit’hat Frashërin, i biri i Abdyl Frashërit, Kryetar të Komisionit Gjergj Fishtën, me figurat e tjera të shquara Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi u ngrit një hap më lart kultura e historia kombëtare shqiptare, pas Lidhjes së Prizrenit.
Kumti i Kongresit të Manastirit duhet të bëjë e do të bëjë jehonë edhe sot. Bashkimi politik e ndërveprimi mes shqiptarëve është mëse i nevojshëm. Para se të merremi me takime e samite të nxituara, duhet të pararendim në synimin e rilindësave tanë, qetësisht e mirë analizuar. Pikënisje le të jetë qyteti i Manastirit, shqiptarët në Maqedoni kanë nevojë për një konsullatë funksionale e me një administratë ku mund të drejtohen, e jo vetëm emërim të një konsulli pa adresë. Nëse Kongresi i Manastirit krijoi kushtet për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim kombëtar, synimi i sotëm duhet t’i përafrohet asaj kohe. Qeveria jonë e ardhshme do të punojë në mbështetje të shqiptarëve kudo që janë, e këtë do ta bëjë në bashkërendim me qeverinë e Shqipërisë. Sepse vetëm bashkë, krah për krah me njëri-tjetrin mund t’i shtyjmë përpara interesat tona kombëtare për shtetndërtim e progres”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova