Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot pasdite një tubim zgjedhor në qytetin e Vushtrrisë ku u prezantua kandidati për kryetar të komunës nga kjo Lëvizje dhe asamblistët për Kuvend Komunal.
Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti tha se me fitoren e Vetëvendosjes, Vushtrrisë do t’ia kthejnë punësimin, zhvillimin dhe përparimin.
Kurti tha se qytetarët e këtij qyteti antik më 22 tetor e kanë shansin për ndryshim, dhe ndryshimi vjen duke votuar subjektin Vetëvendosje, dhe Besim Muzaqin për kryetar.
Kurti tha se me Muzaqin kryetar nuk do të ketë pushtet që privatizon, por shërbim që zhvillon.
“Vushtrria është qytet i urës e i kulturës, i luftës e i punës, Vushtrria është qytet i besimit tuaj e i besimit tonë, besimin Vushtrrisë ia sjellim arsimin, punësimin, zhvillimin e përparimin. Po pra me fitoren e Vetëvendosjes e të numrit 10, prodhimin duhet t’ia kthejmë ekonomisë në mënyrë që mirëqenien t’ia kthejmë shoqërisë. Me Vetëvendosjen në qeverisje e me Besimin kryetar, nuk do të ketë pushtet që privatizon, por shërbim që zhvillon. Ne do t’ia kthejmë Vushtrrisë punën, e komunës së Vushtrrisë nderin”, tha Kurti.
Në Vushtrri ka folur edhe kryetari i VV-së Visar Ymeri, i cili tha se Vushtrria për shekuj me radhë ka qenë qyteti më i madh në Kosovë dhe ka qenë qendra kryesore në rajonin e Ballkanit, por që sipas tij është qeverisur nga zullumqarë të pavlerë që edhe Kalanë deshën ta bëjnë restorant.
Në këtë qytet që deri më tani është udhëhequr nga PDK-ja, Ymeri pati disa fjalë edhe për kryetarin e kësaj partie.
“Dorën në zemër po e pranoj një fakt këtu në sy të jush, nuk është që nuk më dhimbet kapak. Gjithë ato vite sa rrike ndër tokë e i kryejke punët e pista për PDK-në, Hashim Thaçi zgërdhihej në pushtet dhe u merrke me tenderë. Tamon dul Kadria prej tokës në krye të partisë, partia i ra përtokë. Në një tubim javën e kaluar njëri më tha ‘shumë bre veç për PDK po folni e për LDK nuk po thoni asgjë’; po çka me thanë për LDK-në a pak ja kanë ba veti a’?”, tha Ymeri.
Kryetari i VV-së u ka premtuar vushtrriasve se do të pastrojnë Vushtrrinë nga ujërat e zeza, por sipas tij së pari do ta pastrojnë nga korrupsioni.
Ymeri, tha po ashtu se Vushtrria i ka tre kryetarë e që sipas tij janë Kurtan Kajtazi, Gani Imeri dhe në fund Bajram Mulaku.
Por, sipas tij këta kryetarë i kanë veç edhe tri javë, pasi që siç tha ai nga 22 tetori Vushtrria do ta ketë një kryetar dhe ai është Besim Muzaqi.
Sipas Ymerit, me Besim Muzaqin eliminohen të gjitha çerdhet e krimit dhe shtohen çerdhet për fëmijë.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja Aida Dërguti tha se lista e Lëvizjes Vetëvendosje është e dallueshme dhe se kandidatët për asamblist të Kuvendit Komunal janë të denjë për t’i përfaqësuar qytetarët e Vushtrrisë.
“Programi ynë qeverisës është produkt i mendjes profesionale e zbatuesit e këtij programi do të jenë kryetari i ardhshëm i Vushtrrisë, Besim Muzaqi bashkë me kandidatët për kuvendin komunal. Lista jonë është e dallueshme e kombinuar me dije e përvojë, guxim e ndershmëri , 60 për qind e kësaj liste përbëhen nga njerëz të cilët janë në studime të nivelit master ndërsa afro 50 për qind janë gra e vajza. Këtë listë po ta votoni edhe me sy mbyllur nuk gaboni të gjithë janë të denjët për të iu përfaqësuar në kuvendin komunal”, tha Dërguti e cila vjen nga kjo komunë.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Vushtrrisë, Besim Muzaqi tha se me të në krye qytetarëve do t’iu kthehet Vushtrria.
Ai tha se me programin e tyre qeverisës do t’ia sjellin Vushtrrisë shpresën për një qeverisje të re, për një qeverisje ndryshe dhe për një qeverisje së bashku me qytetarinë.
“Me mua kryetar me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje lokale me asamblist në Kuvendin Komunal kjo keq qeverisje do të ndërpritet njëherë e mirë. Komuna do iu kthehet qytetarëve sepse ajo është e përbashkëta, ajo është vendi i mundësive për të përmbushur nevojat ekonomike politike, sociale dhe ekologjike. Me programet dhe me zotimet tona në komunën bashkë me ju do të qeverisim do t’ia sjellim Vushtrrisë ndryshimin, do t’ia sjellim Vushtrrisë shpresën për një qeverisje të re për një qeverisje ndryshe për një qeverisje së bashku me qytetarinë“, tha Muzaqi.
Sipas tij ndryshim nuk mund të sjellin ata që sollën nepotizëm në punësim, ngecje në zhvillim, degradimin kulturor dhe për humbjen e shpresës së qytetarëve.
Ai tha se në Vushtrri ka nevojë për guxim, ndryshim e mendje që vetëm Vetëvendosja mund ta sjellë atë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj