LAJMI I FUNDIT:

​Kurti falënderon deputetët për ratifikimin e marrëveshjeve të Berlinit

​Kurti falënderon deputetët për ratifikimin e marrëveshjeve të Berlinit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është vendi i dytë që miraton tri marrëveshje mobiliteti të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e kaluar dhe e para që i ratifikon ato në parlament.

Ai i bëri thirrje edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, që të miratojnë marrëveshjet.

“Kosova është vendi i dytë që ratifikon tre marrëveshjet nga Procesi i Berlinit, ndërkaq me 2/3 e votave bëhet shteti i parë në Ballkanin Perëndimor që i ratifikon ato në Kuvend. Falënderues për mbështetjen e secilit deputet dhe secilës deputete. Bashkë, sot dëshmuam se Republika jonë është për bashkëpunim të mirë rajonal dhe për progres dhe ecje të shpejtë në jetësimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.


Shtetet e Ballkanit Perëndimor së bashku përbëjnë një treg me rreth 18 milionë banorë. Marrëveshjet që ratifikuam sot për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e ndërsjellë të diplomave të arsimit të lartë dhe njohjen e ndërsjellë të profesioneve të mjekut, stomatologut dhe arkitektit në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, do të rrisin mobilitetin e studentëve, punëtorëve dhe bizneseve do të sjellin përfitime për të gjithë.

Shpresojmë që edhe vendet tjera nënshkruese të ndjekin ritmin e njëjtë ashtu që të mirat për qytetarët tanë të fillojnë sa më parë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia shpëton një person me probleme në frymëmarrje pas derdhjes së një substance kimike në veturë në Gjilan

Policia shpëton një person me probleme në frymëmarrje pas derdhjes së një substance kimike në veturë në Gjilan

Lajme
Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Lajme
Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, gjykata në Itali shqipton burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, gjykata në Itali shqipton burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

Kronika e Zezë
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu - reagon MPJD

Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu - reagon MPJD

Lajme
Dosja e Prokurorisë në rastin e Agon Zejnullahut

Dosja e Prokurorisë në rastin e Agon Zejnullahut

Drejtësi
Kalo në kategori