LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Është absurde që paga mesatare në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ndërsa në atë privat të ngelet në 350 euro

Kurti: Është absurde që paga mesatare në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ndërsa në atë privat të ngelet në 350 euro

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është absurde që paga mesatare në sektorin publik të jetë mbi 500 euro, ndërsa në atë privat të ngelet në 350 euro.

Shefi i ekzekutivit në punëtorinë të cilën e ka organizuar Oda e Afarizmit të Kosovës, tha se ata të cilët duan të punojnë më shumë duhet ta kenë mundësinë te sektori privat.


“Njerëzit tanë, prodhuesit tanë, biznesmenët tanë janë po aq të vlefshëm sa dhe ata të shteteve me të cilët zhvillojmë tashmë ose do të zhvillojmë marrëdhënie më vonë. Ne duhet ta ndihmojmë biznesin vendës, t’iu ndihmojmë juve ndërmarrës, në mënyrën që të rritet punësimi, të rriten kompanitë, të rritet prodhimi, të rritet zhvillimi, e të rritet edhe paga mesatare në sektorin privat. Është absurde që paga mesatare në sektorin publik është mbi 500 euro me një rrite prej mbi 100 euro në pesë vjetët e fundit, ndërkohë që kjo rritje nuk është as 15 euro në sektorin privat ku ju e dini që pagat mesatare ngelen diku rreth 350 euro”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se në sektorin publik joshja nuk duhet të jetë paga e lartë.

“Ata të cilët duan të punojnë më shumë, duan të fitojnë më shumë, duhet ta kenë mundësinë te sektori privat dhe garancinë e shtetit për sundim të ligjit e për konkurrencë fer. Ndërkaq, në sektorin publik joshja nuk duhet të jetë paga e lartë, por duhet të jetë siguria e kushteve dhe e kontratave afatgjate. Kështu është zhvilluar Perëndimi, në veçanti Bashkimi Evropian, ne rrugë tjetër gjithashtu nuk kemi”, ka shtuar ai.

Aktualisht, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Popeyes® vjen në Kosovë

Popeyes® vjen në Kosovë

Ekonomi
Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?

Kush është Ahmet Ismaili, guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Kosovës?

Ekonomi
Kalo në kategori