LAJMI I FUNDIT:

Kurti diskuton me zyrtarët francezë për situatën e sigurisë në veri dhe liberalizimin e vizave

Kurti diskuton me zyrtarët francezë për situatën e sigurisë në veri dhe liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe zëvendës Drejtorin nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Evropë, Sylvain Guiaugué.

Një njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, thuhet se biseda ishte miqësore, derisa sipas tyre Kurti i theksoi suksesin e arritur në procesin e Berlinit përmes nënshkrimit të tri marrëveshjeve, që është lajm i mirë për qytetarët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë me theks në pjesën veriore të Kosovës dhe liberalizimin e vizave.


“Kurti i njoftoi miqtë francez me mbarëvajtjen e punës së institucioneve, situatën e sigurisë në përgjithësi, me theks në pjesën veriore të Kosovës, përkushtimin për Agjendën e Reformave Evropiane dhe përsëriti urgjencën për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

Kryeministri para francezëve ka akuzuar Serbinë për nxitje të bijkotit në veri të Kosovës.

“U diskutua edhe për zhvillimet e ditëve të fundit. Kryeministri Kurti tha se bojkoti është i nxitur dhe orkestruar nga Beogradi zyrtar dhe është rezultat i veprimeve të tyre të vazhdueshme destruktive në dialogun ndërmjet dy vendeve. Ai ritheksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta vazhduar dialogun dhe e angazhuar për rend dhe sundim të ligjit, paqe e siguri në Kosovë dhe rajon”.

Ambasadori francez e ftoi Kryeministrin Kurti në javën e Frankofonisë, e cila fillon javën e ardhshme, me shfaqjen e filmave nga kinematografia e pasur franceze. Me këtë rast, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për përkrahjen e dhënë nga Franca në fushën e artit dhe pasurimin e skenës kulturore në Kosovë.

“Ky takim miqësor u realizua me rastin e vizitës së një delegacioni të gjerë të shtetit të Francës në Kosovë i përbërë nga zyrtarë nga Ministria për Punë të Jashtme e Evropë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, me ç’rast janë duke u zhvilluar takime teknike punuese me ministritë tona përkatëse në fushën e bashkëpunimit policor, luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit, menaxhimit të migrimit, azilit, liberalizimin e vizave, frankofoninë dhe marrëdhëniet bilaterale”, thuhet tutje në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./Telegrafi/​

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori