LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Dialogu me Serbinë nuk është prioriteti i Qeverisë

Kurti: Dialogu me Serbinë nuk është prioriteti i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioriteti kryesor i Qeverisë që udhëheq ai.

Kurti e ka kritikuar Serbinë për moszbatim të marrëveshjes Bazike, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve nuk është vetëm në dorën e Kosovës.

“Dialogu më shumë ju ka marrë kohë juve se neve. Neve na ka marrë kohë qeverisja e mirë. Çka merr vëmendje mediale e ndërkombëtare nuk është përgjegjësi jona. Dialogu është prioritet i katërt. Pandemia, punësimi e drejtësia kanë qenë tri prioritetet e para. Nuk është që dialogu na ka marrë kohë sa mendoni ju. Do të ishte mirë që të na merrte më pak kohë. Normalizimi i marrëdhënieve s’është veç në dorën tonë. Unë e kam pranuar marrëveshjen për normalizim bashkë me aneksin e saj, që është arritje e madhe e politikës së jashtme të Kosovës. Por ajo marrëveshje po shkelet vazhdimisht nga Serbia”, ka deklaruar Kurti, në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.


Kurti: Nuk mund te kemi zbatim të marrëveshjes derisa kemi shkelje të saj, Brukseli nuk po reagon ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Kurti: Nuk mund te kemi zbatim të marrëveshjes derisa kemi shkelje të saj, Brukseli nuk po reagon ndaj Serbisë

I pyetur nëse i kanë dërguar në Bruksel propozimet sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së, Kurti ka thënë se ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve në Bruksel, duke qenë se palët ishin dakorduar nga takimi i fundit i kryenegociatorëve, që të dërgojnë në Bruksel propozimet e tyre sot.

“Ende nuk ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona, rregullorja e BQK-së është e panegociueshme, është vendim plotësisht i pavarur i këtij institucioni të pavarur. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tranzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, ka vijuar Kurti.

Tutje, kreu i qeverisë ka thënë se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të hasë në vështirësi, Qeveria do të mund të ndihmojë teksa ka theksuar se dinarët me thasë s’mund të hyjnë më në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori