LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Angazhimi i barabartë i prindërve në shtëpi, shembulli më i mirë që mund të bartet te fëmija

Kurti: Angazhimi i barabartë i prindërve në shtëpi, shembulli më i mirë që mund të bartet te fëmija

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencën e tretë ndërkombëtare për shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve, tha se në Kosovë mbështetja nga babai për të mësuar është shumë më e ulët sesa nga nëna, ku 6% të baballarëve u ndihmojnë fëmijëve me mësime, krahasuar me 42.8% të nënave, ndërsa sipas tij, kjo duhet të ndryshohet.

Kurti tha se gati të gjitha prioritetet më të rëndësishme të shoqërisë dhe ekonomisë sonë, ndërlidhen drejtpërdrejt me shëndetin, mirëqenien, edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.


“…Në Kosovë mbështetja nga babai për të mësuar është shumë më e ulët sesa nga nëna, ku 6% të baballarëve u ndihmojnë fëmijëve me mësime, krahasuar me 42.8% të nënave. Kjo duhet të ndryshohet, dhe këtë duhet të gjithë të angazhohemi për ta ndryshuar. Babai duhet të jetë barabartë i pranishëm në jetën e fëmijës por edhe në punët e familjes. Angazhimi i barabartë i prindërve në shtëpi është shembulli më i mirë që mund të bartet te fëmija në mënyrë që barazia, pra edhe barazia gjinore, të vijë natyrshëm”, tha ai.

Sipas tij, edukimi në familje ndërlidhet edhe me të drejtat e grave pasi që familja është aty ku mësohen rolet gjinore.

“Të drejtat e grave fillojnë me të drejtat e vajzave. Shembulli se si djemtë duhet të sillen ndaj vajzave, se si burrat duhet të sillen ndaj grave, tregohet dhe modelohet fillimisht në mënyrën se si babai sillet ndaj nënës”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë u shpreh se ka indikatorë shqetësues se Kosova nuk po bën sa duhet për ta mbrojtur sigurinë e fëmijëve.

“Kemi probleme në nivel të lartë me varfërinë dhe ka vështirësi të mëdha në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse me shërbime sociale. Përveç fëmijëve që jetojnë në varfëri, 11% të fëmijëve janë të përfshirë në punë dhe 7% të tyre punojnë në kushte të rrezikshme. 61% të fëmijëve, deri në moshën 14 vjeçare kanë vuajtur nga dhuna psikologjike dhe fizike. Shpenzimet për mbrojtjen sociale janë më të ulëtat në rajon. Kosova shpenzon vetëm 6% të bruto produktit vendor për mbrojtje sociale krahasuar me vendet e tjera në rajon dhe Evropë, të cilat shpenzojnë 10–18%. Programet e mbrojtjes sociale nuk janë të përqendruara në reduktimin e varfërisë apo rritjen e barazisë. Fëmijët nuk janë jetim vetëm kur nuk kanë prindër por edhe kur nuk kanë shtet. Duhet të kujdesemi për veteranët e luftës, por edhe më shumë për fëmijët e paqes”, tha ai.

Sipas tij, problemet tjera që i dimë të gjithë janë vijueshmëria e ulët në edukimin e hershëm dhe cilësia e dobët e arsimit; ngacmimi, bullizmi dhe format tjera të dhunës fizike dhe psikologjike; stigmatizimi dhe qasja e pamjaftueshme për fëmijët me nevoja të veçanta; dhe pabarazia sociale e gjithanshme mes fëmijëve në zona urbane krahasuar me ato  rurale, djemve karshi vajzave, shumicës kundrejt pakicave, etj.

“Le të punojmë që fëmijëve në mbarë vendin t’ua ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë; të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë shtratin e butë, e shtëpinë e sigurt; të kujdesemi që të ketë ushqimin e mirë dhe praninë e kujdesin e prindërve; të kujdesemi që të ketë shkollimin cilësor dhe mundësitë e barabarta”, tha ndër të tjera, kryeministri në detyrë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori