LAJMI I FUNDIT:

Kurti: 30 javë pas sulmit në Banjskë, Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiqit

Kurti: 30 javë pas sulmit në Banjskë, Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiqit

Kryeministri Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit që ndodhi në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti ka thënë se edhe pas 30 javësh që Milan Radoiçiqi ishte pjesë e këtij sulmi, ende nuk ka aktakuzë ndaj tij nga Prokuroria e Shtetit.


“Sot po hymë në javën e 30-të prej kur kryekrimineli Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku, sulm terrorist për të cilin ai pranoi publikisht pjesëmarrjen dhe autorësinë. Edhe java e tretë po të ishte pa aktakuzë do të duhej të problematizohej, lëre më java e 30 në të cilën hyjmë sot”, ka thënë Kurti.

Ai këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka folur edhe për qështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, derisa ka shtuar se më 16 prill është votimi më i rëndësishëm për këtë proces.

“Sot gjendemi në një situatë shumë më të favorshme. Raporti dhe opinioni i znj.Bakojanis njeh plotësimin e të gjitha parakushteve dhe qartë tregon se zotimet e tjera të Kosovës duhet të përmbushen pas anëtarësimit. Më 16 prill do ta kemi votimin më të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në KiE. Asambleja Parlamentare pritet ta miratojë opinionin e znj.Bakojanis, i cili rekomandon anëtarësimin e plotë të Kosovës pa asnjë parakusht shtesë dhe pa fusnotë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përmendur edhe të arriturat gjatë qeverisjes së tij, ku ka thënë se janë ekzekutuar 555 milionë euro në investime kapitale, është rritur për 195 milionë euro buxheti për komunat dhe përmbi 100 milionë euro buxheti për shëndetësi, dhe në shumë lami të tjera.

Kurti theksoi se në kohën kur kemi kërcënime të sigurisë nga fqinji verior, Kosova është përgjigjur me dyfishim të buxhetit për ushtri dhe trefishim për buxhetin për armatim. Ndërsa, në veri është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria dhe siguria duke mbyllur 27 rrugë ilegale, shkatërruar nëntë laboratorë droge, të kriptovalutave dhe depo të armatimit, dhe janë ngritur nëntë stacione policore për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit.

“Në kohën kur kemi luftë në Evropë, dhe kërcënime të sigurisë nga fqinji veriorë, jemi përgjigjur me dyfishim të buxhetit për ushtri dhe trefishim për buxhetin për armatim. Blemë dronët bajraktar dhe prokuruam reketët anti-tankë. Ndërkaq, në kazerma ka mbi 1852 ushtarë më shumë, të cilëve do t’i bashkëngjiten sivjet edhe 600 rekrut të rijnë. Në veri të vendit tonë është ulur ilegaliteti dhe është shtuar ligjshmëria dhe siguria. Janë mbyllur 27 rrugë ilegale dhe janë shkatërruar nëntë laboratorë droge atje, gjashtë të kriptovalutave dhe katër depo të armatimit. Për të rritur sigurinë, janë ngritur nëntë stacione policore për mbikëqyrje dhe kontroll të kufirit”, ka theksuar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori