LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Më 17 tetor nuk biem në 50 për qind

Kurti: Më 17 tetor nuk biem në 50 për qind

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se edhe në zgjedhjet lokale do të fitojnë mbi 50 për qind.

Në përmbyllje të fushatës zgjedhore në Podujevë, lideri i partisë më pushtet, tha se llapit do ta fitojnë pa balotazh.


“Të dielën më 17 tetor votoni Shpejtim Bulliqin, por edhe asamblistët sepse kryetari ka nevojë për një grup fuqishëm të asamblistëve që ia mbështesin projektet dhe përfaqësojnë zërin e qytetarëve të llapit në secilin fshat dhe në qytet. Më 14 shkurt kemi realizuar edhe një fitore tjetër plebishitare, edhe me 17 tetor nuk biem në 50 për qind veç 50 për qind e më shumë. E sa më shumë se 50 për qind është në dorën e juaj”, tha ai.

Për llapjanët, Kurti premtoi investime konkrete.

“Ndërtimi i spitalit në Podujevë, mua kryeministër dhe me Shpejtim Bulliqin kryetar, Podujeva e fiton spitalin e saj, përfundimin e magjistrales, Prishtinë-Podujevë brenda vitit të ardhshëm”, shtoi Kurti.

Ndërsa, kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se bashkërisht me qytetarët do ta fitojnë Podujevën.

“Bashkërisht do t’ia dalim, do të fitojmë Podujevën sepse kemi vënë qeverisje të mirë. urime fitorja qysh sonte, kjo është puna juaj dhe angazhimi juaj. Faleminderit shumë”, tha ai.

Ndërsa në orët e mbrëmjes kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës zgjedhore të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori