Kurrë te Juventusi, por nuk e mbajtën fjalën dhe kaluan te Zonja e Vjetër - Ky është formacioni dhe trajneri që ‘tradhtuan’ fjalët e tyre (Foto)

Radja Nainggolan në çdo intervistë thotë se kurrë nuk do të bashkohet me Juventusin.
Lajmet e fundit që vijnë nga Italia shkruajnë se Zonja e Vjetër është duke e përgatitur një sulm të fundit për belgun.
Fjalët e thëna të Nainggolan kundër Juventusit nuk janë duke u marrë seriozisht nga mediat italiane, pasi shumë lojtarë më herët e kishin thënë të njëjtën gjë.
Nga Fabio Capello që erdhi si trajner pasi e fitoi Scudetton me Romën, e deri te Pavel Nedved e Miralem Pjanic, kishin thënë se nuk do të shkoni te Juve.
Madje Roberto Baggio në paraqitjen e tij të parë më fanellën e Fiorentinës, kishte thënë se e urren Juventusin, shkruan Telegrafi.
Juventusi njihet si skuadër që kryen transferimet të vështira duke thyer edhe rezistencën e skuadrave të njohura italiane.
Më poshtë mund ta gjeni një formacion me shumë yje ku disa prej tyre fillimisht kishin folur keq për Juven e pastaj veshën fanellën e kësaj skuadre. /Telegrafi/
Angelo Peruzzi (Roma - Juvntus)
Jonathan Zebina (Roma - Juventus)































































