“Kurrë nuk do të ecësh vetëm, por ndonjëherë...”, faqja zyrtare e Galatasarayt thumbon Liverpoolin
Faqja zyrtare e Galatasarayt ka shfrytëzuar kreativitetin për të thumbuar klubin anglez, Liverpoolin, pasi i mposhti në Ligën e Kampionëve.
Galatasaray mori një fitore të madhe 1-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Kjo fitore ka entuziazmuar shumë tifozët e klubit turk, të cilët vinin nga një humbje e thellë nga Eintracht Frankfurt në ndeshjen e parë.
WELCOME TO HELL. NO WAY OUT. pic.twitter.com/i0fJ3fwYI0
— Galatasaray EN (@Galatasaray) September 30, 2025
Megjithatë, përveç tifozëve të entuziazmuar e gëzuar ishin edhe anëtarët e klubit nga Stambolli.
Është faqja zyrtare e klubit turk në platformën “X”, e cila ka thumbuar Liverpoolin pas ndeshjes e cila përfundoi me fitoren e Galatas.
“Kurrë nuk do të ecësh vetëm, por ndonjëherë largohesh pa pikë”, ka shkruar faqja zyrtare e Galatasarayt. /Telegrafi/
You'll never walk alone, but sometimes you walk out without points 🤷♂️#UCL pic.twitter.com/oFsyQ2xfSv
— Galatasaray EN (@Galatasaray) September 30, 2025





























