Kurgjë s'është me pritë katër orë për sandwichat e POPEYES, fansi i zjarrtë do të hajë një vit falas

Një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë adhuruesit e ushqimit të shpejtë në Kosovë: Popeyes, marka ikonë amerikane e specializuar në produkte të pulës, hapi dyert për herë të parë në Prishtina Mall!
E njohur globalisht për recetat autentike nga Louisiana dhe për pulën e saj të skuqur me shije të veçantë, Popeyes sjell më në fund në Kosovë një përvojë unike ushqimore – të shijshme, të shpejtë dhe të paharrueshme.
Për të shënuar këtë hapje madhështore, Popeyes organizoi edhe një lojë shpërblyese për fansat më të zjarrtë: kushdo që zinte vendin e parë në radhë, do të shpërblehej me një vit sandwich falas!
Ky fat i buzëqeshi Zgjim Topojanit, i cili kishte pritur plot katër orë për të qenë i pari që shijon Popeyes në Kosovë – një pritje që u shpërblye me shije dhe shpërblim.
Me një menu të pasur, shërbim mikpritës dhe një atmosferë që të fton të rikthehesh, Popeyes synon të bëhet destinacioni i preferuar për të gjithë ata që duan diçka ndryshe, plot shije dhe energji.
E themeluar në vitin 1972, Popeyes është sot një prej emrave më të mëdhenj dhe më të dashur në botën e ushqimit të shpejtë, me mijëra lokacione në mbarë globin.
Suksesi i saj qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, traditës dhe shijes që nuk harrohet.
Popeyes ka ardhur – dhe do të mbetet.
Ejani dhe provoni vetë shijen që ka pushtuar botën!


















































