LAJMI I FUNDIT:

Kur sporti nuk është vetëm mënyrë jetese, por edhe mënyrë fitimi!

Kur sporti nuk është vetëm mënyrë jetese, por edhe mënyrë fitimi!

Me Tap n’Sport nga gjirafaVideo, ju jepet mundësia jo vetëm të shpalosni njohuritë tuaja sportive, por edhe të fitoni shpërblime tejet atraktive! E gjitha kjo duke u argëtuar me një quiz interaktiv, që mund ta luani online nga kudo që jeni.

Ju mjafton të keni një pajisje të mençur si smartphone, laptop, kompjuter apo tablet dhe të rifreskoni krejt çka dini rreth sportit. Pjesëmarrja në quiz është natyrisht krejt falas, mjaton të jeni të kyçur në llogarinë tuaj në Gjirafë dhe të qaseni në video, gjë që mund ta bëni këtu.

Ja dhe super shpërblimet që jepen sot në Tap n’Sport:

Vendi i Parë sonte fiton Altoparlant JBL Charge 4
Vendi i dytë fiton Smart Watch Xiaomi
Vendi i Tretë fiton një Parfum Karl Lagerfeld


Nën moderimin simpatik të Rifat Smanit, si zakonisht edhe sot, Tap n’Sport nis transmetimin live prej orës 20:00 në gjirafaVideo, ku na presin 15 pyetje shumë “sportive”.

Të ndara në 3 raunde, pyetjet e quizit variojnë nga yjet e futbollit, në rregullat e basketit, më të rejat e tenisit, kampionët e boksit, disiplinat olimpike e gjithçka tjetër që mund të mendoni rreth sportit dhe sportistëve.

Raundi i parë, i quajtur 50/50, zgjat prej pyetjes së parë në atë të pestë dhe ju jep mundësinë të mblidhni pikë lehtësisht, pasi për secilën pyetje keni vetëm dy alternativa, të cilat janë gjithmonë E vërtetë ose e Gabuar. Në raundin e dytë, të quajtur Raundi Klasik, ju luani me katër alternativa për çdo pyetje, çka mund t’ju duket më e vështirë por njëkohësisht keni më shumë sekonda kohë për t’u përgjigjur si dhe fitoni dyfishin e pikëve. Pas Raundit Klasik që nis prej pyetjes 6-10, futemi edhe në pjesën më interesante të lojës: pikërisht në raundin e fundit, Bonus. Nga vetë fjala, në këto 5 pyetje të fundit ju luani për bonus pikë. Çdo përgjigje e saktë në Raundin Bonus vlen 1500 pikë, pra është fare e lehtë për ju të dilni menjëherë në majë të renditjes së lojtarëve.

Regjistrimi për t’u bërë pjesë e lojës ka nisur dhe është thjeshtuar edhe me tej.

Ju mjafton të shkoni në gjirafavideo.com dhe –çka është shumë me rëndësi – të kyçeni në llogarinë tuaj. Nëse nuk keni një llogari, mund ta krijoni një menjëherë për më pak se 2 minuta.

Pasi të jeni kyçur, shkoni në seksionin LIVE TV dhe klikoni mbi videon e parë live – Tap n’Sport 23.09.2020 by gjirafaVideo.

Dhe jeni gati për lojë, pasi regjistrimi është automatik menjëherë sapo ju qaseni në video, por gjithnjë duhet të jeni të kyçur.

Për më thjeshtë, mund të klikoni në videon më poshtë dhe njëkohësisht ju urojmë shumë fat!

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
Kalo në kategori