Nëse jeni pronar i një qeni, me siguri së paku një herë keni tentuar ta motivoni qenin tuaj që të lëvizë, ndërsa ai, krejtësisht i painteresuar, po bëhet gjumë.

Pikërisht një skenë e tillë tregon videoja virale e pronarit të dy qenve të mëdhenj, Marge dhe Cookie, që demonstron kulmin e dembelizmit të qenve.


Ndërsa ata janë shtrirë dhe të rrethuar me jastëkë duke pushuar në anët e kundërta të shtratit, pronari i tyre përpiqet t’i turpërojë, shkruan dogtime.com.

"A kuptoni që ka qen që jetojnë gjithë kohën jashtë, apo jo? Qen punëtorë që kanë detyra", thotë pronari ndërsa kap me kamerë fytyrat e tyre të përgjumura. As Marge e as Cookie nuk reagojnë as me një të qeshur.

Videoja, që u bë shpejt virale, tregon se pronari fillimisht i drejtohet Marge, një qen i shpëtuar nga racë armene Gampr, dhe pastaj kalon tek Cookie, duke thënë se "kjo është thjesht qesharake," duke bërë shaka.

Cookie, e rehatshme midis jastëkëve dhe dyshekut, duket sikur është pjesë e shtratit. Videoja ka marrë më shumë se 43 mijë pëlqime, ndërsa komentet janë plot mbrojtje për këtë dyshe të përgjumur. /Telegrafi/