LAJMI I FUNDIT:

Kur qeni ul kokën, ju dëgjon me vëmendje

Kur qeni ul kokën, ju dëgjon me vëmendje

Është e vërtetë që kur dëgjon zërin tuaj, përpiqet t’i identifikojë fjalët dhe tonet të cilat i lidh me shpërblimin, përkatësisht me ushqimin apo shëtitjen. Mirëpo, jo vetëm këto

Me siguri shumë herë keni vërejtur që derisa dikush i flet diçka dhe gjithë kohën mban kokën u ulur të kthyer anash.


Ndoshta ju duket që ajo është mënyra e tij që t’ju manipulojë dhe të përftojë atë që dëshiron, mirëpo kjo nuk është përgjigjja e vetme.

Është e vërtetë që kur dëgjon zërin tuaj, përpiqet të identifikojë fjalët e njohura dhe tonet, të cilat i lidh me shpërblimin, përkatësisht me ushqimin dhe shëtitjen.

Mirëpo jo vetëm kaq, transmeton Telegrafi.

Studimet thonë se qentë mund të njohin një person të keq: Ky është reagimi i tyre i parë
Lexo po ashtu Studimet thonë se qentë mund të njohin një person të keq: Ky është reagimi i tyre i parë

Muskujt e veshit të mesëm te ai janë të lidhur me pjesën e trurit që kanë funksionin për mimika fytyre dhe lëvizje koke, andaj kur ul kokën, në të vërtetë përpiqet të kuptojë se çka i thoni dhe njëkohësisht komunikon me ju.

Ekspertët thonë që për t’ju kuptuar, ka nevojë që t’ju shohë më mirë.

Duke ulur kokën qeni përpiqet të lokalizojë vendin dhe distancën nga zëri, gjë që i mundëson pikërisht ndryshimi i pozicionit të turirit. /Telegrafi/