E shoh në sytë tuaj të lezetshëm. Jeni lodhur. Jeni ekzaltuar. Jeni sëmurë duke kërkuar diçka që duket e paarritshme. Jeni lodhur me zhgënjimet. Por, njësoj sikur ju, kanë kaluar edhe shumë njerëz tjerë.
Megjithatë, nuk duhet të gjunjëzoheni. Nuk duhet të hiqni dorë.
Duhet të dëgjoni mirë.
Një ditë, ju do ta takoni personin e ëndrrave. Një ditë do të takoheni me TË DUHURIN që është lindur për të mbetur në jetën tuaj përgjithmonë. Ju mund të mos e kuptoni këtë në fillim, por shumë shpejt do ta kuptoni se në jetën tuaj është futur për një qëllim.
Do ta gjeni kur më së paku e prisni. Por në momentin që sytë dhe duart e juve dyve takohen, menjëherë do ta përjetoni ndjenjën e lehtësimit. Më në fund do t’i ndjeni fluturat në bark. Emocione të shumta do ta pushtojnë trupin. Dhe këtë do ta dini.
Pas gjithë atyre viteve neglizhencë, zhgënjim dhe dhimbje, zemra juaj më në fund do të jetë e dashuruar. Më në fund do ta kuptoni se përse asnjë lidhje para këtij mashkulli nuk ka funksionuar. Më në fund do ta kuptoni se e gjithë dhimbja që e keni përjetuar në të kaluarën ka qenë vetëm rrugë e shtruar për të arritur deri ky – deri te dashuria e vërtetë.
Pjesa më e mrekullueshme e takimit të këtij personi është se për herë të parë në jetë ju nuk do ta ndjeni nevojën të dyshoni në të. Thjesht do ta dini. Do ta dini në zemrën tuaj se është krijuar dhe është sjell në botë për të qenë me ju.
Për herë të parë në jetën tuaj, nuk do të keni konfuzitet apo ankth në mendje. Thjesht do të ndjeni qetësi nën prezencën e tij. Për shkak se thellë brenda jush do ta dini se e keni gjetur atë që keni qenë duke e kërkuar.
Andaj, mos merrni vendime të ngutshme kur flitet për dashurinë. Për të ndjerë dashuri të vërtetë është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Lumturia më e madhe për çfarë mund të shpresojë një person është nëse dashurohet njëjtë.
Asnjëherë mos e pranoni një lloj dashurie që nuk ju ndihmon të lulëzoni dhe të zhvilloheni. Asnjëherë mos e pranoni një person që nuk është i gatshëm t’ju dashurojë në mënyrat që e meritoni të dashuroheni. Asnjëherë mos pranoni më pak se ç’meritoni. Asnjëherë mos ia harroni vlerën vetes.
Dashuria nuk supozohet të jetë gjë e vështirë, por supozohet t’ju inkurajojë të fluturoni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj
Si ndryshon trupi i gruas pas humbjes së virgjërisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi