Liga elitare e futbollit norvegjez, Eliteserien, tashmë ka filluar dhe atë duket në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në xhiron e dytë mes Bodo/Glim dhe Stabeak që përfundoi me rezultat 4-0, u shënua një nga golat më të bukura të fundjavës në futbollin evropian.


Ishte sulmuesi vendas Amahl Pellegrino, që e filloi ndeshjen me një gol thjesht fantastik. Ai fillimisht e qetësoi topin me klas dhe pastaj lëshoi një goditje plotë teknikë në këndin e djathtë të portës kundërshtare.

Por, kjo nuk ishte e gjitha nga 32-vjeçari, ai kompletoi het-trikun në këtë ndeshje, por nuk i ndali prapë golat e bukur nga distanca.

Kujtojmë se Bodo/Glim ishte në vendin e dytë në tabelë në sezonin e fundit, me 18 pikë se Molde. /Telegrafi/

telegrafi sport app