LAJMI I FUNDIT:

Kur edhe doktori ik në kurbet!

Kur edhe doktori ik në kurbet!

Vetëm në këto dy vitet e fundit, drejt Gjermanisë nga Struga dhe Ohri, janë zhvendosur disa mjekë, trend i cili vazhdimisht është në rritje, sepse vazhdojnë aplikimet nëpër agjensionet që ndërmjetësojnë këto punësime

Një mjek dhe disa infermierë kanë lënë vendin e punës për një të ardhme më të mirë në Gjermani, shkruan gazeta KOHA. Ndërkohë raportohet se është shumë më i madh numri i mjekëve të rinj që pas diplomimit direkt janë zhvendosur drejt këtij shteti. Të sapo diplomuar në mjekësi dhe infermieri me origjinë nga Struga, nga dita në ditë orientohen që profesionin e mjekut ta ushtrojnë në Gjermani. Por, nuk janë vetëm të sapo diplomuarit që në mungesë të punësimit në spitalet e këtushme detyrohen të aplikojnë që këtë profesion aq të nevojshëm për shoqërinë ta ushtrojnë në Gjermani.

Tashmë mundësia për punësim jashtë vendit është bërë joshëse edhe për mjekët që e kanë një vend pune në spitalet e këtushme, sepse janë regjistruar edhe raste aplikimi edhe nga ata, konfirmojnë nga Spitali i Strugës. Vetëm në këto dy vitet e fundit, drejt Gjermanisë nga Struga dhe Ohri, janë zhvendosur disa mjekë, trend i cili vazhdimisht është në rritje, sepse vazhdojnë aplikimet nëpër agjensionet që ndërmjetësojnë këto punësime. Ndërkohë, për mjekët që e kanë pasur një vend pune në vend dhe largohen në drejtim të Gjermanisë, përveç mundësive më të mira në drejtim të avancimit profesional, është dhe ana financiare shumë më mirë se sa në vend.


Ndërkohë, drejtori i Spitali të Strugës, Mentor Ibraimi, potencon se deri tani një mjekë dhe gjashtë infermier nga ky institucion janë larguar drejtë Gjermanisë. Ai shton se me gjasë kjo tendencë do thellohet në vitet në vazhdim nëse nuk ndryshon performanca financiare në sektorin e shëndetësisë. Ibraimi thekson gjithashtu që do ishte më pozitive që këto kuadro të profesionalizohen dhe ta ushtrojnë profesionin e mjekut në Strugë, sepse nevojat janë të mëdha edhe këtu.

Edhe pse nuk ka një shifër të saktë të struganëve që kanë aplikuar nëpërmjet agjensioneve private apo atyre shtetërore, është i konsiderueshëm numri i atyre që kanë aplikuar për një vend pune në Gjermani pothuajse në të gjitha profesionet. Drejt një vendi pune në Gjermani, përveç se aplikohet në rrugë private, janë të shumtë rastet që ky aplikim shkon nëpërmjet agjensioneve të ndryshme. Nga agjensionet informojnë se në harkun kohor të dy muajve, me dhjetëra qytetarë të Strugës kanë kërkuar informacione shtesë se si të aplikojnë për një vend pune në Gjermani.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori