LAJMI I FUNDIT:

“Kur ankthi më pushton gjithë trupin”: Ashley Benson tregon shenjat e skuqjes në trup

“Kur ankthi më pushton gjithë trupin”: Ashley Benson tregon shenjat e skuqjes në trup

Në një video të TikTok, Ashley Benson ka treguar një nga efektet më të dukshme fizikisht të ankthit, për të cilin çuditërisht flitet më pak

Aktorja shfaqet e mbuluar me një peshqir, duke treguar shenja skuqjeje në krahë, gjoks, qafë, dhe mjekër.


“Kur ankthi më pushton gjithë trupin”, shkruan ajo.

Nga komentet, duket se Benson ia ka arritur qëllimit për t’i bërë ndjekësit e saj të ndihen më pak vetëm në luftën me ankthin dhe simptomat fizike të tij.

Por, çfarë janë ekzaktësisht shenjat në trupin e aktores?

Skuqjet e stresit ose ankthit janë në fakt më të zakonshme se duken dhe priren të shfaqen si urtikarie.

Faktorët e stresit shkaktojnë një përgjigje të sistemit nervor simpatik që çliron histaminën, duke krijuar të njëjtën lloj skuqjeje që një person mund të ketë për shkak të alergjive, lëndimeve ose reaksioneve inflamatore.

Për shkak të mbivendosjes së simptomave, këshillohet t’i diskutoni këto skuqje me një mjek ose profesionist të shëndetit mendor.

♬ Overwhelmed – Royal & the Serpent