LAJMI I FUNDIT:

Kupolat e hamamit të Mitrovicës, vidhen e shiten për skrap (Video)

Kupolat e hamamit të Mitrovicës, vidhen e shiten për skrap (Video)

Kupolat e hamamit të Mitrovicës, janë dëmtuar shumë nga hajdutët që po i vjedhin mbështjellësit e tyre që janë të përbërë nga plumbi.

Sipas pronarit të hamamit, Afrim Berisha, hajnat nuk po e dinë aspak vlerën e këtij objekti të trashëgimisë kulturore, prandaj po e vjedhin tash e gjashtë herë materialin e saj dhe po e shesin për skrap.


Teksa Berisha shton se askush nga institucionet nuk po i del në ndihmë, Policia e pranon se është e njoftuar me këtë rast.

Rrezarta Loxha nga qendra rajonale e trashëgimisë, ka thënë për Klan Kosova se pronari i Hamamit dhe shfrytëzuesit e saj duhet të kujdesen për fizikun e hamamit, pasi janë ata që menaxhojnë me të.

Kurse, burime brenda Policisë thanë se dyshimet janë të mëdha që Berisha vetë po e dëmton hamamin për të marrë donacione. Këtë e mohoi Berisha. Ai tha se ka pasë disa herë mundësi që të përfitojë donacione për investime, por institucionet ia kanë pamundësuar një gjë të tillë. /Klan Kosova/