LAJMI I FUNDIT:

Kupchan: Kërcënimet e Dodikut për ndarjen e Republikës Srpska janë të rrezikshme, SHBA-ja të dyfishojnë angazhimin në BeH

Kupchan: Kërcënimet e Dodikut për ndarjen e Republikës Srpska janë të rrezikshme, SHBA-ja të dyfishojnë angazhimin në BeH

Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, ka folur për presidentin e ri të Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Ai ka thënë se, fitorja e Millatoviqit përbën një pengesë për politikat properëndimore në Mal të Zi, një tjetër shenjë e sfidave politike me të cilat përballet ende rajoni.


“Por Mali i Zi është një anëtar i NATO-s, i cili kufizon aftësinë e tij për të lëvizur në një drejtim pro-rus. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka dëmtuar pozitën e saj në rajon. Rusia vazhdon të përpiqet të destabilizojë rajonin, por bazat e saj po pakësohen me kalimin e kohës”, tha Kupchan për Telegrafin.

Profesori amerikan foli edhe për presidentin e entitetit ‘Republika Srpska’ në Bosnjë-Hercegovinë, Milorad Dodik.

“Ne do ta bëjmë Republikën ‘Srpska’ një shtet në paqe, pa konflikte dhe luftëra. Ne nuk mund të jetojmë në Bosnjë e Hercegovinë”, tha Dodik, duke shtuar se nuk ka asgjë kundër boshnjakëve dhe kroatëve.

Kupchan tha se deklarimet e vazhdueshëm të Dodikut për shkëputje dhe bashkim me Serbinë janë të papërgjegjshëm dhe të rrezikshme.

“Edhe pse SHBA dhe BE fokusohen në normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë, ata duhet të dyfishojnë angazhimin në BeH. Një rishikim i strukturave të Dejtonit ka shumë të ngjarë të jetë në rregull”, u shpreh ai.

Ndryshe, Kushtetuta e Bosnje dhe Hercegovinës është Aneksi 4 i Marrëveshjes së Përgjithshme Kornizë për Paqe në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila njihet edhe si Marrëveshja e Dejtonit, sepse është nënshkruar në atë qytet të SHBA-së, më 21 nëntor, 1995. Kjo marrëveshje i ka dhënë fund luftës në Bosnje.

Marrëveshja e Dejtonit ka 11 anekse që, ndër të tjera, u referohen kufijve ndërmjet dy entiteteve – Republika Sërpska dhe Federata e Bosnje dhe Hercegovinës – çështjeve ushtarake, të drejtave të njeriut, çështjes së refugjatëve, forcave policore, korporatave publike dhe mbrojtjes së monumenteve kombëtare.

REL-ia ka verifikuar nëse pretendimet e politikanëve në Republikën Sërpska kanë bazë në Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës.

Një nga pikat e nënshkruara nga kryetarët e partive në Republikën Sërpska thotë se Bosnje dhe Hercegovina nuk zotëron territor të saj dhe se Bosnje dhe Hercegovina ka vetëm kufi të jashtëm.

Në përputhje me nenin 1, paragrafi 3 i Kushtetutës së Bosnjës, entitetet janë pronare të territorit. Sipas Aneksit 2 të Marrëveshjes së Dejtonit, Bosnje dhe Hercegovina nuk zotëron territor, por vetëm kufi të jashtëm.

Askund në këtë nen të Kushtetutës së shtetit nuk thuhet shprehimisht se kush e zotëron territorin. Vetëm theksohet se “Bosnje dhe Hercegovina përbëhet nga dy entitete: Federata e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Republika Sërpska”.

Aneksi 2 i Marrëveshjes së Dejtonit trajton çështjet e demarkacionit midis entiteteve, si dhe rolin që do të luajë IFOR-i (Forcat Ushtarake Shumëkombëshe për Zbatimin e Paqes) në procesin e demarkacionit.

Intervistën e plotë mund ta lexoni KËTU.

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori