Kupa e botës në video-lojën Free Fire do të mbahet në Singapor

Free Fire World Series 2022 është kthyer dhe do të jetë një ngjarje LAN e mbajtur në Sentosa të Singaporit duke filluar nga 14 maji i këtij viti.
Ekipet më të mira nga rajone të ndryshme do të jenë në garën kundër njëri-tjetrit për trofeun e madh si dhe një grup çmimesh prej 2.000.000 dollarësh (1.85 milion euro).

Në këtë turne do të garojnë rreth 18 ekipe nga 11 rajone të ndryshme për t’u bërë kampion të botës në Free Fire.
Free Fire World Series 2022 do të zhvillohet në dy faza ‘Play-in’ dhe ‘Final’, faza ‘Play-in’ do të filloj më 14 maj, ku gjithsej 10 ekipe do të luftojnë për një vend në finale, katër skuadrat më të mira nga kjo fazë do t'i bashkohen tetë skuadrave që janë ftuar tashmë në finale.

Free Fire World Series 2022 mund ta shikoni drejtpërdrejt në kanalin zyrtar Free Fire në YouTube.
Kjo është lista e ekipeve për fazat ‘Play-in’ dhe ‘Final’:
Play-inFuego House of Blood LGDS Vivo Keyd Echo Esports V-Gaming Ignis Esports Todak All Stars Esports Attack All Around
FinalLOUD Evos Divine Team Flash Mineros Esports Farang Wask Evos Phoenix Vastomundo
/Telegrafi/




















































