LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtohet vendimi i ZRRE-së për ngarkimin e faturave të energjisë

Kundërshtohet vendimi i ZRRE-së për ngarkimin e faturave të energjisë

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka kërkuar që Zyra e Rregullatorit të Energjisë të tërheq vendimin e datës 20 gusht, ku ka ngarkuar faturat e konsumatorëve me 1.9 për qind për të mbuluar humbjet e KEDS-it.

Kryesuesi i Këshillit, Sherif Fejzullahu, tha se e ZRRE po luan për interesa te saj dhe sipas tij, ky është një gabim trashanik dhe ZRrE po përdorë standarde të dyfishta.


“Ky vendim i marr me 20 gusht është antiligjor, i dëmshëm. Me norma deri në 13 për qind lejohen humbje teknike, mirëpo, ato që janë mbi 13 duhet të kompensohen me punë e jo duke ngarkuar faturat e konsumatorëve… Kjo Zyrë duhet ta tërheq këtë vendim”, tha ai.

Ai ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës dhe kryetarët e komunave, që të mbrojnë qytetarët dhe të drejtat e konsumatorëve.

Ndërsa ka porositur edhe konsumatorët për vigjilencë.

“Sot si Këshill jemi mbledhur që ta ngrisim zërin dhe t’i përcëllim kërkesën edhe kryeministrit. Unë kërkoj nga Qeveria dhe kryeministri që të jenë në shërbim të qytetarëve… Kërkoj nga kryetarët e komunave që të hapin zyrat ku konsumatorët do të mund të denoncojnë çdo të keqe dhe çdo shtesë që ju faturohet në faturat e tyre”, ka thënë ai.

Edhe Selatin Kaçaniku, anëtar i Këshillit për mbrojtjen e konsumatorit, e ka quajtur indinjues vendimin për mbulimin e humbjeve të KEDS-it.

“Te inkasimi i afër 400 mijë eurove të borxheve të vjetra, dikush është kujtuar të përfitojë duke ua ngarkuar qytetarëve faturat. Kjo është një dëshmi më shumë se vendimi i ZRRE-së është mashtrues. Ata ose janë në lajthitje ose qëllimisht manipulojnë me mediume dhe me konsumatorin”, u shpreh ai. /KP /Telegrafi/