Kundërshtari i Furyt është ndeshur me Senad Gashin në duelin që kishte përfunduar me goditje me kokë, diskualifikim dhe përleshje

Në fundjavën që vjen, Tyson Fury dhe Tom Schwarz do të përballen në Las Vegas. Ky meç shënon një hap të madh për boksierin gjerman, i cili asnjëherë më parë nuk është ndeshur me një rival të nivelit të britanikut, i cili ka qenë kampion i padiskutueshëm botëror në kategorinë e peshave të rënda.
Megjithatë, Schwarz ka përjetuar disa rrethana të çuditshme gjatë 24 dueleve profesionale që i ka zhvilluar deri më tani. Në prill të vitit 2018, ai u përball me boksierin shqiptar, Senad Gashi, i cili i shkaktoi telashe të mëdha.

Edhe pse ishte në përparësi të madhe, boksieri nga Peja e goditi kundërshtarin tri herë më kokë brenda gjashtë raundeve dhe u diskualifikua.
https://twitter.com/MichaelBensonn/status/1109070389215412224
Madje, edhe pasi gjyqtari e ndërpreu duelin, Gashi nuk u ndal por iu afrua Schwarzit dhe filluan përleshjen.
Në ndërkohë, në ring hynë ekipet e boksierëve dhe stafi i sigurimit për ta ndaluar eskalimin e mëtejmë të situatës. /Telegrafi/











































