Klan Kosova merr vesh se partnerët e koalicionit vendosën të enjten që Pacolli dhe Selmani të jenë dy kandidatët e ardhshëm për pozitën e të parit të shtetit.

Në një takim që u mbajt vonë pasdite, zyrtarët e PDK-së, AKR-së dhe ata të pakicave, nisën edhe mbledhjen e 40 nënshkrimeve, për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me të vetmen pikë, zgjedhje e presidentit. Kërkesa pritet të dërgohet në Kuvend të premten, ndërsa seanca besohet se do të thirret më së largu të hënën e ardhshme.


Klan Kosova mëson se koalicioni është i gatshëm, që në rast të bllokimit të zgjedhjes së presidentit nga opozita, të kërkojë mocion votëbesimi për qeverinë, që edhe pritet të kalojë pa problem. Kjo nënkupton që vendi, shkon menjëherë në zgjedhje të parakohshme. E duke qenë se ato mbahen për një afat kohor prej 45 ditëve nga kjo datë, atëherë nënkuptohet se zgjedhjet e reja nacionale në vend do të mbahen më 15 ose 22 maj. /Telegrafi/