Prokuroria e Posacme SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 23 persona, të përfshirë në kultivimin e kanabisit në Shqipëri.
Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se këta persona akuzohen për “Kultivim të bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Sipas SPAK, këta persona në disa fshatra të Shkodrës kishin mbjellë rreth 32 mijë rrënjë kanabis në total, në disa parcela.
Të pandehurit janë shtetasit Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal Nr. 71, të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284, 28/4, 333/a dhe 334/1 i Kodit Penal, me të pandehur shtetasit Arian Popa, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, Liljana Çopani, Vajdije Allamani, Pjetër Gjoni, Roland Gjoni, Fabion Gjoni, Danjela Hasani, Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha dhe Blerina Meta.
Faktet kriminale të hetuara në kuadër të këtij procedimi penal kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 17.06.2022, të ndodhur në territorin administrativ të fshatit Vallas, Njësia Administrative Oblik. Në këtë territor, nga ana e punonjësve të policisë së Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, rreth 100 metra largësi nga Xhamia e fshatit Vallas, janë konstatuar parcela të mbjella me bimë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, në total 32.000 rrënjë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e përshtatuara për shërbimin e kësaj bime është konstatuar në proces tharje material bimor në formë boçeje, me aromë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike “Cannabis Sativa”. Ky material bimor, pas peshimit rezultoi në total 112.55 kg. Në vazhdim të kontrollit janë gjetur gjithashtu edhe bimë të prera në proces tharje, me peshë 130 kg. Në total, lënda e tharë e gjetur në vendin e ngjarjes ka rezultuar të jetë 246.05 kg.
Po kështu, pjesë e hetimit paraprak ka qenë edhe ngjarja e datës 12.10.2022, ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër. Në këtë territor, policia gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet përkatëse ka ushtruar kontrolle në dy banesa ngjitur me njëra-tjetrën, në pronësi të vëllezërve Pjetër Gjoni Roland Gjoni, si edhe babait të këtyre të fundit.
Në banesën e vëllezërve Gjoni është gjetur një serë e improvizuar me plastmas, brenda së cilës u konstatuan disa shtetase duke punuar. Në ambientet e brendshme të serës, pas kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në proces tharje, me peshë 5.955 kg dhe në gjendje të thatë me peshë 80.095 kg. Pesha totale e sasisë së lëndës narkotike ka rezultuar të ishte 86.05 kg.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, në datë 20.08.2024, çështja penale nr. 71, e vitit 2024, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në lidhje me autorët dhe veprat penale të cilat u atribuohen, Prokuroria e Posaçme ka proceduar sa poshtë vijon :
Në lidhje me episodin e datës 17.06.2022, që ka të bëjë më ngjarjen e ndodhur në fshatin Vallas, Njësia Administrative Oblik, është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Arian Popa. Veprat për të cilat ky shtetas është akuzuar janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Gjithashtu, shtetasit Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Samet Dahati, Besar Lejthiza, Izmir Dahati, Ermis Sela, Afrim Dahati, provohen të qenë pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal, i cili ka patur si objekt të aktivitetit të tij të kundërligjshëm, kultivimin dhe prodhimin e bimëve narkotike “Cannabis Sativa”. Këta shtetas janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Shtetaset Liljana Çopani dhe Vajdije Allamani, të cilat provohet se kanë kryer procesin e përpunimit të bimëve narkotike “Cannabis Sativa” deri në përftimin e produktit përfundimtar, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Në lidhje me episodin e datës 12.10.2022, që ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bleran-Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër, nga hetimi paraprak është provuar të jetë autor dhe për pasojë është akuzuar si organizator i kësaj veprimtarie të kundërligjshme shtetasi Pjetër Gjoni. Veprat penale për të cilat është akuzuar ky shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Shtetasit Roland Gjoni dhe Fabion Gjoni është provuar të kenë qenë pjesëmarrës në veprimtarinë e kundërligjshme të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike (bimë). Veprat penale për të cilat janë akuzuar këta shtetas janë: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 284/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/2 të Kodit Penal.
Shtetësja Danjela Hasani është akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/2 të Kodit Penal
Kurse shtetaset Valbona Haka, Mimoza Hoti, Elida Doku, Hurme Bafti, Franga Gjini, Fatime Baftaj, Drita Çuni, Dorentina Hoxha, Blerina Meta, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rama takohet me zyrtaren e TikTok-ut në Davos: Në mungesë të garancive, së shpejti mbyllim aksesin
Andonovski: Strategjia e sigurisë kibernetike është një moment historik në procesin e transformimit dixhital të vendit
Kurti kujton presidentin historik Rugova: Një lider i madh që formoi të ardhmen e Kosovës
Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë