LAJMI I FUNDIT:

Kulla e gurit më e lartë në botë: Një mrekulli e natyrës që është dy herë më e madhe se Kulla e Eiffelit

Kulla e gurit më e lartë në botë: Një mrekulli e natyrës që është dy herë më e madhe se Kulla e Eiffelit

Kulla e gurit më e larta në botë, Piramida e Ball-it, duket si një teh i mprehtë që del nga Deti Tasman, buzë Oqeanit Paqësor…

Me lartësinë e saj prej 562 metrash, e cila del nga bluja e madhe, Piramida e Ballit duket sikur i prek retë.

Piramida është në të vërtetë mbetja e majës së një vullkani të shuar që mbeti mbi ujë, ndërsa vullkani ishte aktiv për herë të fundit shtatë milionë vjet më parë, transmeton Telegrafi.

Shumica e quajnë atë edhe Mont Eversti Australian, dhe është pothuajse dy herë më e lartë se Kulla e Eiffelit.

Piramida e Ball-it është vendqëndrim i një shumëllojshmërie të zogjve, peshqve dhe krijesave të tjera të detit.

Me pamjen e saj impozante, ajo tërheq gjithashtu marinarë, pilotë, si dhe alpinistë që ëndërrojnë të ngjiten deri në majë.

Njeriu i parë për të cilin dihet që e ka parë atë kullë të madhe të gurit është Henry Ball, i cili thjesht e ka quajtur sipas emrit të vet. Henry më 1778 kaloi nëpër këto ujëra në anijen Supply, duke transportuar emigrantë në Norfolk.

Rreth 20 kilometra nga piramida është ishulli Lord Howe, nga ku varkat shpesh shkojnë drejt Piramidës së Ball për të admiruar madhësinë joreale të atij monumenti natyror. Vetëm disa alpinistë arritën të përballojnë valët e forta në mënyrë që të ngjiten në majë të piramidës

Sidoqoftë, valët janë vetëm fillimi i sprovës. Shkëmbinjtë e brishtë që ngrihen në det përfaqësojnë një rrezik të madh dhe pikërisht për këtë arsye ngjitja në piramidë është e ndaluar. Gjoba për mosbindje është 5,000 dollarë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori