LAJMI I FUNDIT:

Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ish-ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba nuk është i bindur se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë në gjendje të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.

Në një intervistë të gjerë dhe pesimiste me Politico, ai këmbënguli se presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i gatshëm që të bëjë një marrëveshje ndërsa presidenti i ri amerikan, në vend të kësaj rrezikon rrëzimin e vijës së parë të frontit të ukrainasve nëse administrata e re amerikane nuk e furnizon me armë Kievin.

Kuleba gjithashtu vuri në pikëpyetje vendosmërinë e partnerëve perëndimorë të Ukrainës, veçanërisht Gjermanisë, e cila është në pritje të zgjedhjeve të parakohshme, dhe u ankua se ndërsa Rusia ka qenë në gjendje të gjejë aleatë të tillë si Koreja e Veriut për të dërguar trupa, aleatët e Kievit kanë qenë të paqëndrueshëm dhe jo të besueshëm në mbështetjen e tyre të armëve.


Sa i përket premtimit të Trumpit për një marrëveshje të shpejtë për t’i dhënë fund luftës, Kuleba, i cili u largua nga detyra në muajin shtator, tha se nuk e sheh të arsyeshme të pajtohet me Putinin.

“Putini ende beson se mund të mbysë shtetësinë e Ukrainës dhe ta thyejë Ukrainën si një demokraci e pavarur dhe ai mendon se është një hap larg ekspozimit të Perëndimit si të dobët”, tha ai duke shtuar “Ukraina është një obsesion personal për Putinin, por shkatërrimi i Ukrainës është gjithashtu një mjet për qëllimin e tij më të madh – t’u tregojë të gjithë botës se Perëndimi nuk është në gjendje të mbrojë veten ose atë që përfaqëson”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori