LAJMI I FUNDIT:

Kukan: Partitë shqiptare të ngrihen mbi interesat partiake

Kukan: Partitë shqiptare të ngrihen mbi interesat partiake

Eurodeputeti i PPE-së dhe kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor Eduard Kukan, në fjalën e tij para Parlamentit Evropian u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë plotësisht hapjen e negociatave për në BE.

Duke nënvizuar se këto vende kanë bërë progres, ai foli edhe për krizën politike në Shqipëri, duke theksuar se partitë politike shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat.


“Reagimi i fundit i Komisionit Evropian ka qenë pozitiv. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë atë që ju keni sugjeruar. Ka pasur progres në rrugën e integrimit. Gjithashtu mund të themi se mund të kemi më shumë punë. Me Shqipërinë ne vlerësojmë se ka tensione politike, është në dorën e elitave politike për atë që do të ndodhë. Partitë shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat partiake. Populli shqiptar vërtetë e meriton hapjen e negociatave. Ne duhet që të bëjmë presion pozitiv për të parë sa më shumë demokraci në rajon”, tha Kukan. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori