Pasi jemi në prag të finales së Australian Open ku përballë njëri-tjetrit do të jetën Rafael Nadal dhe Roger Federer, jemi ndalur për pak te ky i fundit.

Zvicerani është edhe futbolldashës dhe shpesh herë gjen kohën të shikon edhe nga afër skuadrën e tij të preferuar Baselin.


Siç e dimë Baseli është fole e shumë futbollistëve shqiptarë dhe normalisht që tenisti 35-vjeçari i njehë mirë ata, transmeton Telegrafi.

federer et chiudinelli

Pas golit të Xherdan Shaqirit në Euro 2016 ndaj Polonisë, tenisti zviceran i çuditur dhe i befasuar nga goli kishte shkruar në Twitter ‘wow’, duke treguar se është edhe një përkrahës i madh i Përfaqësueses së Zvicrës.

Por, në tetorit e viti 2015 ai kishte komentuar injorimin e Shkëlzen Gashtit nga trajneri i asaj kohe i Baselit, Paulo Sousa.

“Më duket ironik fakti që Gashi nuk ishte as në 18-she. Ai është golashënuesi më i mirë në dy edicionet e fundit. Sidoqoftë, Baseli po bën punë të mirë dhe ecën drejt titullit”, kishte thënë Federer pas takimit ndaj Young Boys. /Telegrafi/

federer k euml rkon shpjegim p euml r gashin hd

telegrafi sport app