LAJMI I FUNDIT:

Kujtim Gashi kandidat i PDK-së për kryetar të Kamenicës

Kujtim Gashi kandidat i PDK-së për kryetar të Kamenicës

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që kandidat i saj për kryetar të ardhshëm të Komunës së Kamenicës të jetë, Kujtim Gashi, aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Kamenicë dhe pjesë e strukturave të degës së PDK-së në Kamenicë, që nga themelimi.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Komuna e Kamenicës ka nevojë më shumë se kurrë për një kryetar me përvojë qeverisëse në nivel lokal dhe qendror, për të hartuar plane e projekte zhvillimore, të cilat do të kenë mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organizatave partnere ndërkombëtare që punojnë në Kosovë.


Duke punuar qe disa vite Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërsa më parë drejtor i Administratës në Komunën e Kamenicës, profesor për disa vite në Shkollën e Mesme Teknike “Andrea Durrësaku” dhe në Gjimnazin “Ismail Qemali”, z. Kujtim Gashi e njeh më së miri atë çfarë i duhet qytetarëve të Komunës së Kamenicës në mandatin e ardhshëm qeverisës.

“Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për kandididaturën e Gashit është mbështetur nga kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë, prof.dr. Emin Krasniqi – veprimtar i shquar dhe themelues i degës së PDK-së në Kamenicë, i cili do ta mbështesë pa rezervë Gashin dhe kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal.Kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës,  Kujtim Gashi është doktorant në fushën e qeverisjes elektronike në Universitetin Publik të Tiranës. Gashi gëzon një mbështetje të plotë nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike dhe Kosovës, ndërsa më 22 tetor, qytetarët e Komunës së Kamenicës, pa dallime partiake do ta mbështesin dhe votojnë atë për kryetar në mandatin e ardhshëm qeverisës”, thuhet në komunikatën e PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori