LAJMI I FUNDIT:

Kujdesuni për higjenën tuaj vetjake

Kujdesuni për higjenën tuaj vetjake

Edhe higjiena vetjake ka rëndësinë e saj dhe sidomos në stinën e verës duhet të kujdesemi më tepër.

• Gjatë ciklit mirë është të laheni me detergjente që të përmbajnë edhe një sasi të vogël dezinfektuesi.
• Larja duhet të kryhet duke filluar nga vagina drejt anusit dhe jo në të kundërt: në këtë mënyrë, mikrorganizmat që vijnë nga zorra të mos transferohen në vaginë, duke e infektuar atë.
• Dhe në fund, është e rëndësishme të fshiheni mirë, pa lënë zona të lagura, të cilat janë terreni ideal për shumimin e mikrobeve.
• Por nuk duhet të harroni të përdorni një detergjent që të mos jetë acarues, si një vaj që të mos bëjë shkumë.
• Duhen të shmangen sapunët klasikë që përdoren për trupin, të cilët janë bazikë dhe e thajnë lëkurën. /Telegrafi/