LAJMI I FUNDIT:

Kujdes për llojin që zgjidhni – të brendshmet mund të ndikojnë në rrezikun nga infeksionet

Kujdes për llojin që zgjidhni – të brendshmet mund të ndikojnë në rrezikun nga infeksionet
(Foto: Pexels)

Mjekët thonë se veshja e tangave mund ta rritë rrezikun e zhvillimit të infeksionit fungal në mot të nxehtë. Të brendshmet e ngushta rritin shanset e infeksioneve mykotike, të cilat tashmë janë më të mundshme kur temperaturat janë të larta.

Ekspertët thonë se zgjedhja juaj e veshjeve të brendshme mund të përcaktojë sa gjasa keni për të marrë një infeksion.


Dr Anne Henderson, një gjinekologe konsulente që punon me Canesten, ka thënë se duhet të provoni të vishni të brendshme të lirshme për ta zvogëluar këtë rrezik.

Në vapë infektoheni më lehtë “aty poshtë”: Si të mbroheni nga bakteret
Lexo po ashtu Në vapë infektoheni më lehtë “aty poshtë”: Si të mbroheni nga bakteret

“Ka disa prova që të brendshmet më të ngushta, të tilla si ato të stilit tanga, mund të rritin rrezikun e acarimit të lokalizuar, si dhe infeksioneve të tilla si myku dhe cistiti. Megjithatë, kjo padyshim varet nga stili i saktë i të brendshmeve dhe materialit të përdorur”.

“Stilet më të lirshme, si p.sh., për femrat me probleme të përsëritura vulvale-vaginale, mund të jenë të dobishme, por përsëri, zgjedhja personale gjithashtu luan një rol.

“Unë gjithmonë do të rekomandoja që gratë të mos veshin të brendshme gjatë natës, përveç nëse ka një nevojë specifike, si për shembull kur kanë menstruacione, kur mund të jetë më komode të veshin të brendshme gjatë përdorimit të produkteve sanitare”, shprehet Dr Henderson.

Kandidiaza është një infeksion i zakonshëm fungal i shkaktuar nga Candida funguses, të cilat zakonisht janë të pranishme në vaginë, por mbahen nën kontroll nga bakteret normale.

Shëndeti vagjinal, çfarë duhet të dini: Një infeksion mund të jetë i pranishëm edhe pa simptoma
Lexo po ashtu Shëndeti vagjinal, çfarë duhet të dini: Një infeksion mund të jetë i pranishëm edhe pa simptoma

Ndryshimet në ekuilibrin e baktereve, të cilat mund të shkaktohen nga stresi, shtatzënia ose antibiotikët, mund të çojnë në rritjen e kërpudhave.

Kjo mund të çojë në rrjedhje të bardhë, kruajtje, dhimbje gjatë seksit ose dhimbje gjatë urinimit dhe skuqje te gratë. Burrat gjithashtu mund të përjetojnë një erë të pakëndshme dhe vështirësi në tërheqjen e lafshës.

Infeksionet zakonisht trajtohen me ilaçe anti-mykotike nën mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa Dr Henderson këshillon se mund të mbroheni nga infeksionet duke veshur të brendshme të bëra nga fibra natyrale, si pambuku. /Telegrafi/