LAJMI I FUNDIT:

Kujdes nga menytë, dorezat, karrocat…

Kujdes nga menytë, dorezat, karrocat…

Personi i rritur në një minutë mund të prekë rreth 30 gjëra. Në shtëpi në parim bëjmë gati gjithçka që gjërat që i prekim të jenë të pastra dhe të parrezikshme, por në vendet publike higjiena kryesisht nuk varet nga ne.

Bakteret dhe papastërtia gjenden kudo, ndërsa në mënyrë të papritur mund të gjenden në këto vende:


Menytë

A i keni larë ndonjëherë duart pasi që keni prekur menynë në kafene apo restorant? Para disa kohësh në revistën “Journal of Medical Virology” është publikuar hulumtimi sipas të cilit shkaktarët e ftohjes dhe gripit në sipërfaqet e forta mund të mbijetojnë deri 18 orë. Ndoshta pikërisht personi që është ulur para jush në vendin e njëjtë ka qenë i ftohur.

Keni kujdes që menyja të mos e prekë pjatën, gotën ose lugën apo pirunin e thikën, ndërsa pas zgjedhjes do të ishte mirë t’i lani duart.

Copa e limonit

Besoni apo jo, madje 70 për qind e limonit që shërbehet në pjata nëpër restorante dhe kafene është i infektuar me mikrobe të cilat mund të shkaktojnë sëmundje, zbulon “Journal of Environmental Health”.

Hulumtuesit kanë porositur pije në 21 restorante dhe kanë gjetur 25 mikroorganizma të ndryshëm në 76 çerekë limonësh, duke përfshirë “E. colin” famëkeq.

Doorknob-ban-vancouver

Dorezat e derës

Potencialisht të rrezikshme janë të gjitha dorezat e derës në vendet publike, ndërsa më të ndoturat janë ato në WC-të publike. Shmangni kështu dorezat e derës sa më shumë që mundeni, veçanërisht atë në dalje nga WC-ja para larjes së duarve.

Më së miri është të hapni dyert me ndihmën e një letre të pastër higjienike.

Ena me sapun të lëngshëm

Si dorezat e derës, po ashtu edhe enën me sapun të lëngshëm në vendet publike e prekim edhe me duar të palara, ndërsa këtë e bëjnë edhe të gjithë ata që përdorin WC-të publike. Duart lani mirë me ujë të ngrohtë.

Karrocat dhe shportat në dyqane

Shportat dhe karrocat në supermarkete i përdorin mijëra njerëz në ditë. Sa ka njerëz, aq ka edhe shprehi higjienike, prandaj nuk është as çudi që në 72 për qind të rasteve në dorezat e karrocës gjenden bakteret të cilat përndryshe përmenden në kontekst të fekaleve.

Në 50 për qind të rasteve kjo ka të bëjë për bakterin e njohur “Escherichia coli”, shkaktarin e problemeve të ndryshme tretëse, të stomakut dhe urinare. Karroca në qendrat tregtare mund të jenë burim i vërtetë i infeksionit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori