Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për faljen e borxheve publike për personat juridik dhe fizik në Kosovë, të akumuluara deri më datën 31 dhjetor 2008.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, kanë bërë të ditur se qytetarët kanë mundësi që deri më 02 shtator të ushtrojnë të drejtën e tyre për të përfituar nga falja e borxheve, pasi që sipas tyre, nuk do të ketë afat shtesë.
Ndërkohë, njohës të rrethanave ekonomike në vend, thonë se pas kësaj date Qeveria e Kosovës mund të fillojë me vjelje të dhunshme të borxheve që qytetarët kanë ndaj shtetit.
Në muajin shkurt të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për faljen e borxheve, kurse në muajin shtator ishte miratuar Ligji për Faljen e Borxheve Publike, me anë të të cilit përcaktohen kriteret dhe procedurat për faljen e borxheve publike për personat fizik dhe juridik deri më 31 dhjetor të vitit 2008.
Rreth 520 mijë ishte thënë se është numri i qytetarëve të Kosovës që kanë borxh ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike me një vlerë monetare mbi 680 milionë euro.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se procesi për faljen e borxheve po vazhdon.
Sipas tij, ende nuk dihet se sa është shuma e borxheve të falura deri më tani.
“Shuma e borxheve është afër 680 milionë euro, por që mund jetë edhe më shumë deri në 700 milionë. Gjendja aktuale ndryshon në çdo moment. Ajo që mund të konstatojmë është se në të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces kemi vazhdimisht shtim të numrit të qytetarëve për të përfituar nga Ligji për faljen e borxheve publike. Si Ministri e Financave aktualisht jemi të përkushtuar ta përmbyllim sa më suksesshëm këtë proces me 2 shtator”, thekson Shahini.
Duke e pasur parasysh kohën prej një viti, sa ka zgjatur procesi i faljes së borxheve, Shahini thekson se nuk ka arsye për shtyrje të afatit.
Përfaqësues të shoqërisë civile ndërkohë kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyhet afati për faljen e borxheve si dhe të ofrojnë edhe alternativa të tjera me të lehta për shlyerjen e borxheve.
Drejtori i Qendrës për Hulumtime Srategjike dhe sociale, Ibrahim Rexhepi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thekson se institucionet qe kanë pasur për detyrim arkëtimin e mjeteve për shërbimet që bëjnë nuk kanë pasur një strategji efektive për vjeljen e këtyre mjeteve.
“Asnjë e treta e borxheve nuk janë përmbushur dhe kjo tregon se problemet do të zvarriten edhe pas datës 3 shtator. Qeveria ka mundësi që ajo të shkojë në arkëtim të dhunshëm apo të angazhojë armatë të tërë të përmbaruesve privat me qëllim të vjeljes së këtyre obligimeve.
“Por, kjo ka rrezikun e vet, nuk pres që qeveria të jetë aq e krisur që përnjëherë të insistojë në arkëtimine 700 milionë eurove, sepse kjo do të gjunjëzonte qoftë ekonominë, qoftë edhe qytetarin si konsumator”, thekson Rexhepi.
Rexhepi thekson se edhe nëse do të ketë shtyrje të afatit për faljen e borxheve duhet të krijohen modalitete tjera të cilat iu mundësojnë qytetarëve ,borxhlinjtë t’i përmbushin obligimet e tyre më shpejtë.
“Ne propozojmë që Qeveria e Kosovës të fshijë të gjitha ngarkesat që janë në emër të ndëshkimeve, gjobave dhe interesit, në mënyrë që nga qytetarët të insistojë të bëjë pagesën vetëm të kryegjësë dhe atë prej vitit 2009 deri në vitin 2015 dhe kjo do ta lehtësonte bukur shumë barrën e tyre”, thekson Rexhepi.
Ditë më parë Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike iu kishte bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe t’i nënshkruajnë kontratat para skadimit të afatit me 02 Shtator,
Sipas një njoftimi për media ata kishin treguar se janë nënshkruar mbi 21.000 kontrata për falje të borxheve. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025