LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Do të bashkëpunojmë me parti që kanë pretendime më të mëdha se 5 për qind

Kuçi: Do të bashkëpunojmë me parti që kanë pretendime më të mëdha se 5 për qind

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka menduar ende për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera politike, derisa është e hapur për bashkëpunim me të gjitha ato parti që kanë pretendime më të mëdha se 5%. Kështu tha nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi pas mbledhjes së këshillit drejtues të kësaj partie.

Ai para mediave tha se me vota unanime është zyrtarizuar si kandidat i PDK-së për kryeministër, i pari i kësaj partie, Kadri Veseli.


“Këshilli drejtues në mënyrë unanime zgjodhi Kadri Veselin, kandidat për kryeministër të Republikës së Kosovës. Kadri Veseli tashmë është një personalitet i dëshmuar jo vetëm në luftën për liri, në luftën çlirimtare të Kosovës,  por edhe dëshminë e tij për ekspertizën që e ka bërë edhe në aktivitetin e tij, në veçanti atë institucionale si kryetar i Kuvendit për dy mandate, dhe tani edhe si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Kuçi.

Sipas Kuçit, Veseli ka vepruar edhe kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Për çka siç tha ai, ka bërë reforma të guximshme, duke nisur nga brenda PDK-së.

Në 20 vjetët e fundit, ai ka thënë se PDK ka bërë shumë për vendin dhe se njerëzit e PDK-së kanë udhëhequr luftën për liri, procesin e pavarësisë dhe shtetndërtimin.

I pyetur për koalicionet zgjedhore me partitë tjera politike, Kuçi tha se do të jenë në bashkëpunim me partitë të cilat kanë pretendime më të mëdha se 5 për qind.

“Partia Demokratike e Kosovës hynë në këtë garë zgjedhore me bindjen që do të fitojë zgjedhjet dhe do të jetë partia e parë politike në vend. Ne do të jemi në bashkëpunim edhe me parti të tjera politike të vendit. Por me këto parti të cilat kanë pretendime më të mëdha se 5 për qind. Nuk kemi menduar ende që të bëjmë koalicione zgjedhore. Por, ajo që kemi menduar është që ne do të jemi, dhe i ftojmë të gjithë, ta provojmë forcën tonë politike dhe ta provojmë legjitimitetin”, ka thënë Kuçi.

Pikë tjetër e rendit të ditës, në mbledhjen e këshillit drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë edhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori