LAJMI I FUNDIT:

Kualifikohet Kosova

Kualifikohet Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës, konkurrenca e femrave, ka regjistruar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror të Pingpongut për Ekipe, i cili po mbahet në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Pas fitores ndaj Mauritius, në Grupin M, vashat kosovare i mundën edhe Maldives, po ashtu me rezultat identik 3:2, për t’u kualifikuar në fazën përfundimtare.

Meçin e parë e fitoi Vlona Maloku, e cila e mundi kundërshtaren Fathimath Nimal 3:0 në sete, ndërsa pingpongistja kosovare e fitoi edhe duelin e dytë ndaj Aminath Shareef, 3:0.


Kjo e fundit e mundi përfaqësuesen tjetër kosovare, Ilirjana Haliti 3:2, kurse Haliti e humbi edhe duelin me Fathimath Nimal. Por, fitorja e Era Janjevës ndaj Aishath Nazim ishte vendimtare në fitoren e Kosovës, të dytën brenda dy ditësh.

Duhet përmendur faktin se Kosova e ka humbur duelin e parë nga Libani, 2:3.

“Është sukses që kemi arritur të kualifikohemi në fazën përfundimtare, ku do të luftojmë për vendin e parë për t’u ngritur në një divizion më lart, që do të ishte rezultati më i mirë deri më tani. Sipas gjasave, ne do të përballemi me Turkmenistanin. Gjasa kemi të fitojmë, pasi vashat tona treguan formë shumë të mirë. shpresoj të vazhdojmë kështu në këto dy ditë historike për pingpongistet kosovare”, theksoi për Zërin trajneri Besart Domaniku.

Kosova ka gjasa të mira të kalojë në divizionin e tretë nga ai i katërt, në konkurrencën e femrave.

Për dallim nga këto të fundit, meshkujt zhgënjyen në këtë eveniment duke i pësuar tri humbje në Grupin N, nga Mauritius, 1:3 në sete, nga Togo, 1:3 dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 2:3.

Në trend Sport

Më shumë
Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Qysh në ftesën e parë shkoi me vonesë: Deschamps nuk e fal sensacionin e Francës

Përfaqësueset
Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Pas përjashtimit nga ish-klubi i tij, Ozil është përjashtuar edhe nga dy shtete

Ndërkombëtare
Messi po i turpëron kundërshtarët në MLS, i bashkohet edhe Luis Suarez

Messi po i turpëron kundërshtarët në MLS, i bashkohet edhe Luis Suarez

Ligat tjera
Konfirmohet edhe nga Javier Tebas se Florentino Perez ka ndikuar në regjistrimin e dy lojtarëve të Barcelonës

Konfirmohet edhe nga Javier Tebas se Florentino Perez ka ndikuar në regjistrimin e dy lojtarëve të Barcelonës

La Liga
Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Ndërkombëtare
Babai i tij është legjendë e Italisë, por djali i Gigi Buffonit debuton te kombëtarja çeke

Babai i tij është legjendë e Italisë, por djali i Gigi Buffonit debuton te kombëtarja çeke

Përfaqësueset
Kalo në kategori