LAJMI I FUNDIT:

Kuadrot e BDI u bënë ministra pa treguar gjendjen pronësore

Kuadrot e BDI u bënë ministra pa treguar gjendjen pronësore

Kuvendi i Maqedonisë mbrëmë i votoi ministrat e ri të BDI. Nga partia theksuan që këto janë kuadrot e tyre më të mirë, ndërsa deputetët të cilët kishin vërejtje ndaj propozimeve, ato i bazuan në biografitë modeste, me shumë seminare, ndërsa shumë pak përvojë pune, Telegrafi Maqedoni.

Një pjesë e mediumeve paraprakisht publikuan një pjesë të biografive të tyre, por CV-të e tyre zyrtare akoma nuk gjenden në ueb faqen e Qeverisë, ku ende qëndrojnë ata të ministrave paraprak të BDI, të cilët para disa ditësh u tërhoqën nga Qeveria. Qytetarët dhe opinioni nuk dinë se kush janë ministrat dhe zëvendësministrat e ri. Opinioni nuk e di as se cila është gjendja e tyre pronësore. Në faqen zyrtare të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, nuk ka fletë anketuese të asnjë ministri apo zëvendësministri të ri të BDI./Telegrafi/