LAJMI I FUNDIT:

Kthehet prej pushimit, nga valixhja i doli një akrep i rrezikshëm (Foto)

Kthehet prej pushimit, nga valixhja i doli një akrep i rrezikshëm (Foto)
Open red suitcase with clothing in the room

Gruaja e paemëruar nga Hardfordshire e Anglisë, i ka telefonuar e tmerruar forcat e rendit, kur prej valixhes i doli një akrep, që i kishte hyrë gjatë pushimeve në Meksikë.

Ajo nuk kishte qenë në dijeni se brenda rrobave, ndodhet edhe insekti i frikshëm, të cilin ka provuar ta largojë me fshesë, transmeton Telegrafi.

Pasi nuk mundi ta zë, ia vuri sipër një kuti për ta mbyllur brenda.

Akrepi i rrezikshëm që i doli nga valixhja

Meqenëse ishte ende gjallë, njësiti policor kanë kërkuar ndihmën e një qendre që merret me gjallesa ekzotike, të cilët e kanë marrë që të kujdesen për te.

Akrepi që i përket familjes Vaejovidae, është shumë i rrezikshëm dhe me një pickim mund të shkaktojë lëndime me pasoja të mëdha.

“Megjithëse ka udhëtuar mijëra kilometra, ka mbetur i padëmtuar. Do të na nevojitet ta kemi në koleksion”, është thënë lidhur me rastin. /Telegrafi/