LAJMI I FUNDIT:

Kthehet mbrapa ekipi i mjekëve nga Serbia, nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë

Kthehet mbrapa ekipi i mjekëve nga Serbia, nuk kishin leje për të hyrë në Kosovë

Është kthyer mbrapa një ekip i mjekëve nga Serbia, i cili ia kishte mësyrë Kosovës pa parashtruar kërkesë për hyrje, sikur shumë kolegë të tyre që këto ditë të pandemisë kanë hyrë shpesh në vendin tonë.

Zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se ekipi i mjekëve nuk është lejuar të hyjë në pikën kufitare të Merdares pasi nuk kishin plotësuar kushtet që i kërkojnë institucionet kosovare.

“Një ekip i mjekëve nuk është lejuar të hyjë pasi nuk kanë pasë leje paraprake dhe nuk kanë plotësuar kriteret që duhet për të hyrë në Kosovë. Por, ekipe mjekësore ka çdo ditë që nga fillimi i pandemisë. Ata që i plotësojnë kriteret kalojnë pa probleme”, ka thënë Krasniqi për Klan Kosova.


E ashtuquajtura  Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka reaguar ndaj kësaj ndalese duke e quajtur praktikë çnjerëzore ndalimin e tyre.

“Sot, pas disa ditësh të fushatës irracionale dhe histerike kundër punonjësve shëndetësorë serbë, Prishtina bëri veprimin e i paimagjinueshëm, duke ndaluar një grup prej 20 mjekësh dhe infermierësh nga Serbia të hynin në Kosovë”, thuhet në deklaratën e kësaj zyre.

Po ashtu, kjo zyre ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të kenë një pozicion më të rreptë ndaj Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori